Edhe pas me shumë se tre dekadash, Çernobili, vendngjarja e aksidentit bërthamor më të rëndë dhe të njohur në histori, si pasojë e shpërthimit të reaktorit në vitin 1986, vijon të habisë shkencëtarët.
Vendi, është pothuajse e braktisur totalisht nga njerëzit, por jo nga flora dhe fauna. Qytetet më të afërta me reaktorin, janë tashmë të pushtuara nga pemë të larta, ndërkohë që drerë, ujqër, dhelpra dhe kafshë të tjera janë banorët e vetëm të pyjeve.
Megjithatë shenja jete paraqiten edhe brenda vetë reaktorit. Që në vitin 1991 u pa që një lloje kërpudhe e zezë filloi të rritej në muret e godinës famëkeqe. Ajo tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve, të cilët nisën një studim, që ka zgjatur vite të tëra.
Hulumtuesit thonë se kanë gjetur të dhëna të pabesueshme, pasi kërpudhat jo vetëm që durojnë nivele tejet të larta të radioaktivitetit, por në një far forme ushqehen me të, duke marrë energji.
Kërpudhat kanë një nivel shumë të lartë melanine, që tërheq më shumë dritën dhe shpërndan elementët radioaktivë. Melanina e kërpudhave shndërron me një proces kimik këto elementë në energji që mundëson rritjen. Shkencëtarët mendojnë se ky zbulim mund të ketë aplikime të rëndësishme për sa i përket pastrimit të aksidenteve që përfshijnë elementë radioaktivë, dhe tregon se krijesa të ngjashme teorikisht mund të jetojnë edhe në planetë që gjykoheshin më parë si të pabanueshëm./Opinion.al