Edhe një ditë më parë, ambientet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë u blinduan.
Megjithatë Emiljano Shullazi nuk erdhi.
Seanca u shty për një ditë më pas.
Që në mëngjes, forca të shumta policie kanë kontrolluar të gjithë zonën në pritje të Emiljano Shullazit.
Mediat nuk u lejuan të ishin të pranishme në seancë, ndërkohë që mezi arritën të shkëpusin ndonjë plan të shkurtër nga njeriu më i diskutuar sot në Shqipëri.
Këto foto të LSA tregojnë masat e marra në pritje të Shullazit.