Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në pranga babai i kandidates së PSD në Fier, SPAK: Po hetohet për krim zgjedhor

2025/05/12 at 2:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Zgjedhje 2025
Kohë leximi: 2 min
A A
Në pranga babai i kandidates së PSD në Fier, SPAK: Po hetohet për krim zgjedhor

SPAK ka nisur hetimin për dy shtetas në Fier, të akuzuar për krim elektoral.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se nën hetim janë babai i një kandidateje për deputete i një subjekti politik në këtë qark, si dhe një shtetas tjetër.

Sipas SPAK, më datë 8 Maj 2025, shtetasi P.B., është takuar me shtetasin V.L., me qëllim për t’i kërkuar votën për vajzën e tij që kandidon si deputete.

Për të përmbushur kërkesën e tij, i ati i kandidates i ofroi shtetasit V.L. një shumë parash, si dhe një fletë të ngjashme me atë të vorimir ku ishte shënuar me ngjyrë portokalli emri i vajzës kandidate për deputete.

Njoftimi:
SPAK regjistron procedimin penal për korrupsion aktiv dhe pasiv gjatë zgjedhjeve, në Fier.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 08.05.2025 ka regjistruar procedimin penal nr.60/2025 për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal. Procedimi është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ndërsa hetimet janë zhvilluar me metoda proaktive të hetimit.

Mbi bazën e hetimeve të kryera, deri tani është krijuar dyshimi i arsyeshëm, se më datë 08.05.2025, rreth orës 10:00, shtetasi me inicialet P.B. është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij – kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në këmbim të mbështetjes, shtetasi P.B i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku me ngjyrë portokalli, ishte shënuar emri i kandidates që duhej të votohej. Gjatë kontrolleve të kryera është sekuestruar fleta e ngjashme me atë të votimit dhe një kartmonedhë.

Nga hetimi rezulton se shtetasi V.L. ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, ndërsa shtetasi P.B. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Më datë 12.05.2025, në orën 02:00 është ekzekutuar urdhri i prokurorit të posaçëm për ndalimin e shtetasit, P.B, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi, V.L.Hetimet vijojnë për të verifikuar raste të tjera të shitblerjes së votës nga shtetasi, P.B.

Ju sugjerojmë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
Aktualitet

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

19 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione
Bota

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

19 Dhjetor, 2025 2:32 pm
USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë
Aktualitet

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë

19 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

I hodhën makinën në erë me tritol, Dritan Jano është nipi i ish-prokurorit

19 Dhjetor, 2025 2:13 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut,dalin pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Para
Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, ja kush parti kryeson

Mbyllet numërimi në bashkinë Përmet, ja kush parti kryeson

Aksident në aksin rrugor Himarë-Borsh, humb jetën një grua

Aksident në aksin rrugor Himarë-Borsh, humb jetën një grua

Drejt mandatit të katërt, PS fiton edhe bashkinë e Cërrikut

Drejt mandatit të katërt, PS fiton edhe bashkinë e Cërrikut

TE FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua imuniteti i zv.kryeministres, mirëpo Belinda Balluku nuk mori pjesë. Mbledhja...

Lexo më shumë

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mundësia e një lufte me Venezuelën është në tryezë. Deklaratën, Trump...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
19 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve. Prej 23 prillit,...

Lexo më shumë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
19 Dhjetor, 2025

Për të gjashtën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com