Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, tha se Pakistani do të godasë vetëm objektiva ushtarake në Indi, jo civilë.
“Ne kurrë nuk do të synojmë civilët”, tha ai në një intervistë në kanalin pakistanez të lajmeve Geo News kur u pyet për sulmin ndaj Indisë.
“Ne do t’i përmbahemi ligjit ndërkombëtar. Ne do ta përmbajmë këtë konfrontim ndërkombëtar vetëm në objektivat ushtarake.”, theksoi ai.
India tha se kreu sulme “precize” kundër “terroristëve” pas një sulmi në Kashmirin, e administruar nga India, dy javë më parë, kur u vranë 26 turistë hindu.
India tha më herët se dy ose tre të dyshuar të atij sulmi ishin shtetas pakistanezë, por nuk dhanë detaje apo ndonjë dëshmi. Pakistani ka mohuar se është i përfshirë në këtë sulm.
Ushtria pakistaneze tha se vetëm civilë u vranë gjatë sulmeve ajrore të 7 majit, duke shtuar se numri i viktimave është 26, ndërkaq 46 të tjerë janë plagosur.