Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ne nuk mundemi dot”, Rama për zgjedhjet: Kundërshtarët? Duhet të vëmë dorën mbi sy, t’i shohim ku janë 

2024/12/28 at 7:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bonusi i fundvitit, Rama: 51 mijë pensionistë e kanë tërhequr, në ditët në vijim do shpërndahet i gjithë fondi 

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar një fitore historike të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit të vitit të ardhshëm. Ai thekson se forca politike që ai drejton do të ketë fitoren më të thellë të të gjitha garave zgjedhore. 

Rama theksoi se nuk matet më me kundërshtarët, por me vetveten. 

Pjesë nga intervista: 

Zëri i Amerikës: Zoti Rama, zgjedhjet e ardhshme janë në prag. Cila do të jetë oferta e Partisë Socialiste, e cila kërkon tashmë një mandat të katërt, sepse ju nuk mateni me të tjerët, po duhet të mateni me vetveten? 

Kryeministri Rama: Besoj që nëse ka një ofertë, që ka nevojë për shumë pak shpjegime ndërkohë që mbështetet nga shumë fakte, është oferta e Partisë Socialiste. Për këtë arsye, Partia Socialiste do të fitojë në maj të vitit të ardhshëm dhe do të ketë fitoren më të thellë të të gjithë këtyre garave që i kemi fituar njërën pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, sepse jemi një forcë politike, që është e pakonkurrueshme në çdo aspekt, e nuk mundemi dot. 

Zëri i Amerikës: Atëherë, Zoti Rama, cila është arsyeja që ju praktikisht keni paralajmëruar, se në pjesën e sigurt të listave do të vijnë emra kryesisht të rinj, pra jo ata që kanë më shumë se një mandat, pra që më shumë se gjysma e deputetëve tuaj të jenë emra të rinj, jo përbërja aktuale e deputetëve? 

Kryeministri Rama: Kjo është një çështje që do ta shikojmë me kujdes rrugës. Ajo që dua ta ritheksoj është që arsyeja pse ne nuk mundemi dot është arsyeja, sepse ne zgjohemi të parët dhe flemë të fundit, dhe unë zgjohem i pari nga të parët, dhe fle i fundit nga të fundit, kështu që deri kur dikush tjetër, disa të tjerë, do të zgjohen më herët dhe do të flenë më vonë dhe në ditën e tyre të punës do të bëjnë punë dhe jo llafe, Partia Socialiste do të bëjë atë që thotë dhe do të thotë atë që bën, dhe shqiptarët do ta mbështesin për atë që bën dhe për atë që thotë. 

Dhe përsa i përket skuadrës, kjo na jep mundësinë që të kemi një skuadër të re akoma më të mirë se kjo që kemi sot, sepse në ndërkohë, siç e thatë edhe ju, ne matemi me vetveten, nuk matemi me kundërshtarët, sepse për t’u matur me kundërshtarët, duhet të ndalojmë, duhet të kthejmë kokën mbrapa, duhet të vëmë dorën mbi sy, duhet t’i shohim ku janë, edhe pastaj të fillojmë të matemi, gjë që s’kemi pse e bëjmë. 

Por nga ana tjetër, ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar dhe e kam thënë me kohë që, opozitën e vetvetes dimë ta bëjmë shumë më mirë sesa ata që na bëjnë opozitën nga jashtë vetes. Kjo duket si retorikë, po nuk është retorikë. Ne bëjmë shumë analiza, ne bëjmë shumë diskutime të brendshme, ne bëjmë shumë anketime të opinionit, ne dëgjojmë shumë njerëz në të gjitha rrugët dhe jemi shumë të vetëdijshëm që s’jemi më të mirët, nuk jemi aq të mirë sa unë do të doja të ishim, po më të mirë se ne… 

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Rama reagon për vrasjen e 14-vjeçarit dhe jep lajmin: Po mendojmë të mbyllim “TikTok” dhe “SnapChapt” në Shqipëri 

SPAK po “godet” zyrtarët e lartë? Rama për VOA-n: Vetëm kështu Shqipëria do të bëhet shtet 

“Po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit”, Berisha për socialistët: Regjimi, buzë varrit 

“Po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit”, Berisha për socialistët: Regjimi, buzë varrit 

“Qeveria po shfrytëzon pasuritë publike”, Berisha: Programi i PD-së është për shpëtimin e Shqipërisë 

“Qeveria po shfrytëzon pasuritë publike”, Berisha: Programi i PD-së është për shpëtimin e Shqipërisë 

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com