Një sërë protestash kanë nisur në Valletta, kryeqytetin e Maltës pasi kërkohet drejtësi për gazetaren e vrarë në vitin 2017 Daphne Caruana Galizia.
Protestuesit me foton e saj në duar janë mbledhur jashtë parlamentit ku kanë kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit. Këto protesta mësohet se kanë shpërthyer gjatë kësaj fundjave në Maltë, ku u arrestua biznesmeni Yorgen Fenech, i cili akuzohet për bashkëpunim në këtë vrasje.
Mirëpo ai nuk e pranon një akuzë të tillë. Ky biznesmen mendohet se ka lidhje të dyshimta me zyrtarë të qeverisë, por deputetët e partisë së Kryeministrit Joseph Muscat i dhanë mbështetje unanime këtij të fundit për të qëndruar në detyrë.
Sipas familjarëve të gazetares së ndjerë Kryeministri është I përfshirë dhe se duhet të japë dorëheqjen./Opinion.al/