Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Mal të zi ruhet paqja e Ballkanit

2020/08/27 at 9:56 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Në Mal të zi ruhet paqja e Ballkanit

Nga Baton Haxhiu


E tepërt. Dhe, e pavend. Kështu mund të duket në shikim të parë videoja përmes së cilës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i jep mbështetje Milo Gjukanoviqit, përkatësisht Socialdemokratëve të tij, para zgjedhjeve të 30 gushtit në Mal të Zi.

Por, kur shikon historinë e këtij njeriu përmes së cilit shpesh përvijohet edhe ajo e vendit të tij, të tepërta dhe të pavenda janë vetëm komentet që e cilësojnë si të tillë.

Historia e suksesit të Milo Gjukanoviqit është historia e suksesit të Malit të Zi. Prandaj, kur Edi Rama prek të kaluarën dhe flet për të ardhmen e këtij shteti, duke i dhënë përkrahjen dhe kërkuar mbështetjen me votë të Milos, ai nuk bën veçse një thirrje për t’i ruajtuar ato të arritura dhe ndërtuar mbi to të ardhmen.

Thirrja e Edi Ramës është thirrje për kujdes, që të mos ndodhë që fituesit e zgjedhjeve ta kthejnë historinë e Ballkanit aty ka qenë më 2004. Po si duket perkrahja e Edi Rames per Milon,  dhe pse mediat serbe e citojne; ” faleminderit milo qe ekziston”, dhe e vendosin ne titull ne menyre selektive, tregon per peshen e deklarates se Rames drejtuar kreut te shtetit te malit te zi. Dhe ka ngjajshmëri tjera përkrahjeje si kjo.

 

Si miku juaj, më lejoni t’iu them se “Bashkimi Europian e bën Britaninë akoma më të madhe”. Kështu titullohej shkrimi autorial i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i botuar në The Telegraph, dy muaj para se shteti ishullor të vendoste me referendum nëse do të qëndrojë brenda apo të dalë nga BE-ja.

Kritikat ndaj këtij pozicionimi kaq të hapur nuk ishin të pakta. Madje edhe aleatë të kryeministrit të atëhershëm të Britanisë, David Cameron, i kishin quajtur “të papërshtatshme” komentet e Presidentit Obama. Por, kjo nuk e pati penguar presidentin amerikan që gjatë vizitës në Britani, po gjatë atij muaji ta ritheksojë mesazhin e tij, duke nënvizuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e duan një Britani të Madhe të fuqishme si partner”, por që “Mbretëria e Bashkuar është më e fortë, kur është duke kontribuar në udhëheqjen e Bashkimit Evropian”.

Madje, Obama, duke komentuar aspektet ekonomike, që ishin argumentet kryesore të mbështetësve të Brexit, pati deklaruar se “ShBA mund të arrijnë një marrëveshje ekonomike me Britaninë, por se ajo do të mbetej pas, meqë ata janë të interesuar që marrëveshje me blloqe të mëdha shtetesh”.

Kësaj radhe zërat e kundërshtues ishin akoma më të ashpër. Por, argumentet e tyre dilnin të pafuqishme përballë një të vërtete të madhe, tek e cila vuri theksin presidenti amerikan: “Mijëra amerikanë që prehen të qetë nëpër varrezat e Europës janë një testament i heshtur i asaj se sa të ndërlidhur janë përparimi dhe siguria jonë”.

 

Me gjithë trillet e saj, Europa e ka kuptuar këtë të vërtetë, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Por, jo edhe gadishulli më i vjetër i saj. Në Ballkan moskuptimi i saj merr përmasa tragjike. Historia e shekullit të XX-të dhe veçanërisht dekadave të tij të fundit e tregojnë më së miri këtë gjë. Popujt e Ballkanit duket sikur akoma vuajnë nga kompleksi i të qenit “i vetmi”. I vetmi në gjithçka, gjithmonë dhe përgjithmonë. Ndërkaq, janë të gjithë bashkë.

Historia e shpërbërjes së Jugosllavisë është testament i kësaj të vërtete. Pasi më 1991 Sllovenia dhe Kroacia u shkëputën nga shteti jugosllav, Serbia dhe Mali i Zi shpallën krijimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Dhe, për pasojë shpërtheu lufta. Një nga një dhe shpesh duke ndihmuar njëri-tjetrin, sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonasit, shqiptarët dhe në fund malazezët shpallën shtetet e tyre të pavarura.

Prishja e Jugosllavisë kishte nisur dhe përfunduar me Malin e Zi. Por, me shpalljen e pavarësisë nga Mali i Zi nuk përfunduan edhe tendencat e ndikimit të Serbisë dhe Rusisë në çështjet e brendshme të Malit të Zi. Në tetor të vitit 2016 ato kulmuan me tentim për grusht shteti. Caku i këtij puçi të mbetur në tentativë ishte kryeministri i atëhershëm, tash president i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Dhe, qëllimi dukej të ishte parandalimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Për fat të mirë të malazezëve dhe të të gjithë ballkanasve, e në veçanti të shqiptarëve, puçi u parandalua dhe puçistët u çuan prapa grilave. Idetë dhe idealet e NATO-s dhe Europës së madhe u testuan dhe mbrojtën në shtetin e vogël të Malit të Zi.

 

Në raport me shqiptarët, Mali i Zi ka qenë po ashtu partner dhe shtet mik. Pas Shqipërisë, është shteti fqinj që më herët se të gjithë të tjerët e ka njohur Kosovën shtet. Dhe, të mos harrojmë, këtë e ka bërë vetëm dy vjet pasi ka shpallur vet pavarësinë nga Serbia.

Edhe në rastin e demarkacionit të kufirit, gogolit që u shpik për agjenda të brendshme, por që prishi e rrezikoi seriozisht agjenda të jashtme, Mali i Zi u tregua i matur.

Përtej marrëveshjes që ishte nënshkruar për demarkim të vijës kufitare tre vjet më parë, presidenti malazez Filip Vujanoviq dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi më 2018 patën arritur një aneks marrëveshje, me të cilën krijohej hapësirë për adresimin dhe korrigjimin e lëshimeve eventuale nga marrëveshja e vitit 2015.

Mali i Zi është fqinj gjeografik i pashmangshëm i shqiptarëve. Por, këto dhe të tjera momente historike tregojnë se më tepër se kaq: është mik i çmuar. Për Kosovën dhe për Shqipërinë. Duke qenë fqinj gjeografikë të pashmangshëm edhe fatet e shqiptarëve dhe malazezëve, sikur edhe të ballkanasve tjerë, në një mënyrë a një tjetër, janë të lidhura pazgjidhshëm. E ardhmja dhe siguria e shqiptarëve, malazezëve, fqinjëve tjerë dhe krejt europianëve është e ndërlidhur.

Prandaj, nuk është as i pavend, as i papërshtatshëm dhe as i panevojshëm pozicionimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama karshi zgjedhjeve në Mal të Zi, për aq sa nuk ishte as i pavend, as i papërshtatshëm, as i panevojshëm pozicionimi i Presidentit Barack Obama për referendumin në Britani. Problemet që kanë pjellë rezultatet e atij referendumi janë tregues i vërtetësisë së atij pozicionimi.

 

Thirrja e Edi Ramës për ta mbështetur Partinë Socialdemokrate të Milo Gjukanoviqit në zgjedhjet e 30 gushtit është thirrje për ta ruajtur Malin e Zi dhe idenë e përbashkësisë brenda tij. Partia e Milo Gjukanoviq do të fitojë sipas të gjitha gjasave. Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave opozita e atjeshme nuk do ta njeh rezultatin e zgjedhjeve me synim shtyerjen e vendit drejt trazirave politike.

Në këtë ndërmarrje Kisha Ortodokse Serbe pritet të luaj një rol qëndror. Me fjalë tjera, Kisha Ortokse pas zgjedhjeve do të shndërrohet gradualisht nga një institucion religjioz në një institucion opozitar politik. Prandaj, sfida kryesore e Gjukanoviqit nuk është vetëm fitorja e këtyre zgjedhjeve por edhe ruajtja e stabilitetit të brendshëm pas tyre.

Malin e Zi, pra, e pret një episodë dramatik politik ku do thyhen shtizat e interesave të ndryshme të vendeve në rajon, për të mos thënë mes Lindjes e Perendimit në përgjithësi. Në këtë kuptim, mbështetja e Edi Ramës për Gjukanoviqin është largpamëse, parimore dhe e drejtë. Sepse ne Mal te zi ruhet paqja e Ballkanit.

 



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
30 vite pas komunizmit, restaurimi i shtëpisë së Fishtës drejt përfundimit

30 vite pas komunizmit, restaurimi i shtëpisë së Fishtës drejt përfundimit

Vaksina ruse Sputnik V hyn në qarkullim

Vaksina ruse Sputnik V hyn në qarkullim

Ejupi: Kur priten të rikthehen fluturimet ajrore

Linja ajrore përjashton nga fluturimi 240 pasagjerë që nuk përdorin maskë
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com