Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi, ka shkuar në seancën e sotme në Kuvend me një buqetë me grurë.
Në një prononcim për mediat, Koreshi tregoi dhe arsyen se pse kishte shkuar me një buqetë me grurë në Kuvend.
Ai tha se buqeta vjen nga fermerët e Myzeqesë, drejtuar qeverisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë.
Më tej ai shtoi se do t’i kujtonte qeverisë, sidomos ministres së Bujqësisë për premtimet e pambajtura.
“Nga fermerët e Myzeqesë, drejtuar qivirisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë, që iu premtoi të gjithëve që të mbillnin grurë dhe në prill. Sot po ju sjell grurin, meqë i morët votën. Se ja futet pak në çmim. Jo vetëm që nuk morëm subvencion apo dhe naftë, por sot në bursë…do vazhdojnë të gënjejnë sot, se aty në bursë është me 22 dollarë kuintali. Ndaj të gjithë njerëzit, fermerët kanë dalë me humbje. Ndaj t’i japim ndonjë kokërr leku duke i subvencionuar.”, tha ai.