Prej disa ditësh PD ka nisur negocimet me partitë aleate në përpjekje për të gjetur kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës dhe që do të sfidojë në këtë garë elektorale kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu.
Teksa me aleatët tradicional PD i ka negociatat më të lehta, procesi më i vështirë shihet me partitë e reja të opozitës.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, ka zbuluar kushtin që ka për PD.
Shehaj thotë se Partia Mundësia nuk do të pranojë që në garën për bashkinë të futet një kandidatë nga radhët e PD. Ai thekson se mbështet kandidatin e opozitës vetëm nëse nuk është një emër nga PD.
“PD nëse do negociata me ne, duhet ta ndajë mendjen. Ne nuk bëjmë negociata nëse kërkese e tyre është do me mbështesni apo jo një emër cilido qofte ai i Partisë Demokratike. Në këtë gjë nuk ka negociata, nuk bëjmë pazare. Ne ulemi dhe flasim vetëm nëse marrim një përgjigje nga PD, e cila zotohet dhe angazhohet qe po do dalim me një kandidat jashtë partive politike. Kjo ka qenë pengesa pse ne nuk jemi ulur me PD. Unë mendoj që nëse duam të zgjedhim një kandidat jo te korruptuar ne Bashkinë e Tiranës duhet tu shtrime dorën të gjithëve. Edhe nuk e shoh absolutisht te arsyeshme këta jo, këta po. Nuk jemi në këto kushte. Duhet ti shtrimë dorën të gjithëve, Qorrit, Lapaj, Shabanit, te gjithëve pa përjashtim. Opozita nuk ka luksin te vendosi veto”,-tha Shehaj.