Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë nga autoritetet, ndërsa prej disa ditësh kishte shkëputur kontaktet me të afërmit e tij.
Mësohet se 50-vjeçari jetonte vetëm në një banesë në Kukës, ndërsa prej disa ditësh një i afërm i tij kishte njoftuar policinë pasi kishte shkëputur kontaktet.
Mësohet se viktima jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.