Dy protestues janë ndaluar gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Nga kontrollet qç kanë bër autoritetet, të ndaluarve u janë gjetur lëndë piroteknike.
Të dy ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë.
Ndonëse ishin në kërkim, ata morën pjesë sërish në protestën e sotme, por u ndaluan nga policia për mbajtjen e lëndëve piroteknike.