Të shumta janë raste ku nusja dhe vjehrra kanë mosmarrëveshje me njëra- tjetrën. Një rast i tillë bëhet i ditur nga policia e Tiranës, ku me anë të një njoftimi shkruan se një 28-vjeçare ka dhunuar vjehrrën e saj.
Kjo ngjarje ka ndodhur tek rruga e “Kavajës”, pasi më para ajo ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke mos i dhënë mbesën e mitur me iniciale N.F.P, 5 vjeçe vjehrrës së saj. Ndërsa policia pohon se po punohet për kapjen e V.D. Njoftimi i policise Më datë 08.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.D, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish vjehrrës V.P, vjeç 58, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke mos i dhënë mbesën e mitur me iniciale N.F.P, 5 vjeçe. Punohet për kapjen e V.D. Nenet 90 e 321 të Kodit Penal.