Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në kërkim ndërkombëtar, si shpëtoi nga drejtësia shqiptare Klement Çala

2019/04/22 at 4:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në kërkim ndërkombëtar, si shpëtoi nga drejtësia shqiptare Klement Çala

Ditët e fundit ka pasur zhvillime në hetimet ndaj grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit pak ditë më parë.

Një nga emrat të cili autoritetet e lidhin me grabitjen në Rinas është Klement Çala, i cili më herët ka mundur t’i shpëtojë dhe drejtësisë shqiptare dhe pse rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Çala ishte shpallur në kërkim nga autoritet greke, pasi është një nga personat i cili u arratis nga burgu i Trikalasë në vitin 2013 së bashku me Admir Muratajn.

Por, në vitin 2015 Klement Çala u arrestua nga policia shqiptare në qytetin e Vlorës, ku së bashku me të ndodhej dhe një nga katër të arrestuarit për grabitjen në Rinas, Alkond Bengasi.

Në atë kohë, sipas vendimit të gjykatës, policia ishte në kërkim të Bengasit i cili ishte dënuar nga gjykata për përdorim dhe shitje narkotikësh.

Pas identifikimit të tij patrullat e policisë i bënë shenjë të ndalonte por në timon nuk ishte Bengasi, por Klement Çala. Fillimisht ai nuk i ndaloi patrullës dhe përplasi makinën në një nga rrugët e Vlorës por më pas u ndalua. Veç kësaj ai tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u paraqitur si kosovar.

Madje ai kishte nxjerrë nga autoritetet kosovare dhe një karte identiteti, por edhe pasaportë me emrin Semir Koca. Pas kontrollit në shtëpi, Çalës iu gjet një pistoletë ndërsa ai tha para hetuesve  se identitetin e rremë, por edhe armën, e mbante për shkak të problemeve në Greqi.

Por, ndonëse në shtetin grek ai akuzohej për vrasje dhe grabitje, drejtësia shqiptare e dënoi me 5 vite burgim.

Pavarësisht akuzave të rënda që rëndonin mbi të riun, gjykata e cilësoi atë si person të parrezikshëm dhe duke qenë se u dënua me 5 vite burgim, ai mund të mbante kontakte me shërbimin e provës

Gjatë gjykimit në Vlorë por edhe për shkak të pendesës, ndonëse në shtetin grek akuzohej për vrasje e grabitje, Klement Çala u dënua vetëm me 5 vite burgim. Por më e çuditshmja qëndron në faktin se gjykata e konsideroi Çalën si person të parrezikshëm madje shtoi se kur jepen dënime deri në 5 vite mund të urdhërohet që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Klement Çala mundi të shpëtojë nga drejtësia pas një viti prove dhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar, po ashtu ai u çlirua nga akuzat i drejtimit të mjetit pa leje por edhe falsifikimit të letërnjoftimeve në Shqipëri./ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
Aktualitet

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

20 Shtator, 2025 2:36 pm
Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
Aktualitet

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

20 Shtator, 2025 2:26 pm
Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit
Kronikë

Policia shpëton dy turistë gjermanë, u bllokuan te Ujvara e Shëngjergjit

20 Shtator, 2025 1:52 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Politikë

“Ekonomia shqiptare në krizë”, Tabaku: Tre sektorët kryesorë në rënie

20 Shtator, 2025 1:46 pm
Para
“Zbulohen autorët e grabitjes në Rinas”, Prokuroria: Nuk është e vërtetë

Çfarë provash ka në dorë Prokuroria për 4 të arrestuarit

Aktorja e njohur merr vendimin: Do heq dorë nga alkoli

Aktorja e njohur merr vendimin: Do heq dorë nga alkoli

Foto/Eleni Foureira kujton fëmijërinë

Foto/Eleni Foureira kujton fëmijërinë

TE FUNDIT

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
20 Shtator, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike. Ajo e ka njoftuar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
20 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit. Si pasojë e aksidentit...

Lexo më shumë

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
20 Shtator, 2025

Izraeli njoftoi se ka nisur instalimin e një sistemi të ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, predhave, mortajave, avionëve...

Lexo më shumë

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
20 Shtator, 2025

Komiteti Këshillimor për Praktikat e Imunizimit në Shtetet e Bashkuara votoi për të ndaluar rekomandimin që të gjithë të rriturit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com