Pas Italisë dhe Kinës, Irani është vendi i tretë në botë më i prekura nga koronavirusi. Sipas informacioneve, vetëm gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 149 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 1284, ndërsa të infektuarit gjatë ditës së fundit janë 1046 raste të reja.
Sipas këtyre shifrave ministria e Shëndetësisë tha se koronavirusi vret një person çdo 10 minuta. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur tha se 50 njerëz infektohen nga virusi çdo orë, duke e bërë situatën mjaft të vështirë.
Në kuadër të masave të marra kundër covid 19 qeveria ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve dhe ndaloi tubimet sportive, kulturore dhe fetare.
Ajo ka mbyllur gjithashtu katër faltore të shenjta shiite. Autoritetet u kërkuan njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet gjatë periudhës së pushimeve për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së infeksionit./ Opinion.al