Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në Holandë në javët e fundit është rritur shumë. Për herë të parë shqiptarët renditen para sirianëve përsa i përket numrit të kërkesave, tha një zëdhënës nga ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë. BIRN shkruan se qeveria ka marrë masa për të frenuar këtë fluks.
Që nga vera e vitit 2015 e deri në dhjetor 2015 numri i kërkesave për azil nga Shqipëria arriti në 1.010 persona. Ndërsa në vitin 2014 kishte një numër fare të vogël shqiptarësh që kishin kërkuar azil.
Ky trend në rritje thonë zyrtarët ka vazhduar edhe në muajt e parë të 2016-ës, kur 480 shqiptarë kanë kërkuar azil në Hollandë. Sipas zyrtarëve holandeze, numri u rrit në mars, edhe pse shifrat e sakta të kandidatëve shqiptarë, sirianë dhe të tjerë janë ende janë duke u përpunuar.
Aktualisht shqiptarët janë të parët përsa i përket numrit të azilkërkuesve në Hollandë. Marrë nga BIRN, përshtati: Opinion.al