Qindra fëmijë të qytetit të Himarës kanë pritur dhurata nga Babagjyshi në breg të detit.
Kjo atmosferë festive ndodh për herë në qytet dhe kryesisht ishin fëmijët ata të cilët e shijuan më shumë këtë aktivitet.
Për këto ditë bashkia ka një kalendar të pasur me aktivitete që synojnë tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.
Krahas Babagjyshit dhe dhuratave, një panair i madh artizanësh është duke u realizuar në Himarë, që bëri bashkë artizanë nga gjithë Shqipëria.