Agron Duka, kryetar i PAA i cili në zgjedhjet e fundit lokale mbështeti kandidaten e PD në Durrës Grida Duma, sot rreshtohet krah Ben Blushit.
Arta Dade, ndër emrat kryesorë të PS që në themelimin e saj me disa funksione në parti është po ashtu pro Blushit.
Dashamir Shehi i LZHK i cili është aktualisht në koalicion me PD ka dalë në mbështetje të Blushit.
Demokrati Eduard Selami është pro Blushit. Ai njihet për përplasje të vazhdueshme me Bashën.
Luljeta Arapi deputete e PS për qarkun e Elbasanit, aty ku është zgjedhur deputet edhe Ben Blushi sot është në mbështetje të tij.
Mimoza Hafizi pedagogia e njohur e Shkencave të Natyrës, deputete e Shkodrës, mbështetësja më e madhe e Blushit.
Nard Ndoka kryetar i PDK, edhe pse ka qenë në koalicion me PD, në zgjedhjet e fundit, ato lokale ai u rreshtua majtas. Sot Ndoka voton nismat e Blushit.
Tahir Muhedini, është zgjedhur deputet në radhët e PDIU, por në Maj të vitit kaluar kur PDIU e Idrizit shkoi majtas, Muhedini qendroi në krah të PD-së.
Vangjel Dule ish-aleati i njohur i Edi Ramës, kryetari i PBDNJ i cili u nda përfundimisht me Kryeministrin kur u votua Reforma Territoriale.
Rreth të njëjtës temë:
9 Deputetë në mbështetje të Blushit: Nëshkruajnë për ndryshime kushtetuese