Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në Gjirokastër, pasi iu gjet armë zjarri me vete, ndërkohë që ishte i dehur.
Uniformat blu bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. B., 39 vjeç, banues në Përmet.
Ai u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin,në të cilin policia ka gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij.
”Iu gjet armë gjahu në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut. Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Përmet, pasi ditën e djeshme, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë gjahu që 39-vjeçari e mbante pa lejen përkatëse në emër të tij”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Opinion.al