Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në ekran me pankartë kundër kuftës, ish-gazetarja ruse rrëfen arratisjen dramatike

2023/02/11 at 9:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në ekran me pankartë kundër kuftës, ish-gazetarja ruse rrëfen arratisjen dramatike

(FILES) In this file photo taken on July 28, 2022 Marina Ovsyannikova (R), the journalist who became known internationally after protesting against the Russian military action in Ukraine during a prime-time news broadcast on state television, appears in court in Moscow. Russian investigators on August 10, 2022 launched a criminal probe against Marina Ovsyannikova, who denounced Russia's military intervention in Ukraine on live TV, and detained the journalist, her lawyer said. (Photo by Alexander NEMENOV / AFP)

Marina Ovsyannikova, ish-redaktorja e televizionit shtetëror rus, e cila ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve për të protestuar kundër fillimit të luftës në Ukrainë, ka përshkruar arratisjen e saj  nga arresti shtëpiak në Moskë dhe se si ajo iku nëpër Evropë për të kërkuar azil në Francë.

“E dini, në momentin që filloi lufta, pata tronditjen më të fortë emocionale. Doja të vrapoja me të gjitha pankartat që ekzistonin në qendër të Moskës dhe të bërtisja për të sa më shumë që të mundja. Në ditën e parë të luftës, vendosa që të largohesha nga redaksia. Të gjitha kanalet e informacionit të opozitës tashmë ishin shkatërruar në atë pike dhe kishte një flluskë gjigante propagandistike. Natyrisht, kam shumë frikë për jetën time, pasi miqtë që më thërrasin vazhdojnë të bëjnë shaka: Çfarë preferoni – Novichok, polonium apo një aksident me makinë?”

Ovsyannikova, e cila ka lindur në Ukrainë, u bë e njohur ndërkombëtarisht në Mars 2022 duke dalë para kamerave të studios gjatë një transmetimi lajmesh në mbrëmje me një pankartë ku shkruhej “Stop luftën” dhe “Ata po ju gënjejnë juve”. 44 vjeçarja mori dy muaj arrest shtëpiak në Gusht 2022 dhe përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore për përhapjen e lajmeve të rreme për forcat e armatosura të Rusisë.

Rasti lidhet me një protestë në Korrik, kur ajo qëndroi në një argjinaturë lumi përballë Kremlinit dhe mbajti një poster që e quajti presidentin Vladimir Putin një vrasës dhe ushtarët e tij fashistë.

“E dini, unë mendoj se Putini po humbet pushtetin. Në situatën aktuale ai është i vetëm, është i izoluar. Pra, mendoj se ky regjim nuk ka shumë kohë për të jetuar, ditët e tij janë të numëruara. Mos më pyet kur dhe si do të përfundojë lufta. E vetmja gjë që mund të them është se kjo luftë duhet të përfundojë me një fitore absolute të Ukrainës. Kohët e fundit kam lexuar se ky proces i krijimit të një gjykate ndërkombëtare në Hagë ka filluar më në fund, po planifikohet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara dhe shpresoj se komuniteti ndërkombëtar do të ketë sukses me këtë, sepse mezi pres t’i shoh këta kriminelë të ulur në bankën e të akuzuarve në një Gjykatë Ndërkombëtare.”

Më pas ajo u zhduk dhe autoritetet ruse e vendosën në listën online të ministrisë së Brendshme të të arratisurve nga drejtësia. Me ndihmën e OJQ-së Reporterët pa Kufij, Ovsyannikova dha një rrëfim se si ajo iku duke përdorur disa makina, duke ecur në fusha me baltë dhe përfundimisht duke arritur në territorin evropian Tetorin e kaluar me një vizë Shengen së bashku me vajzën e saj.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia më 24 Shkurt, Putini ka goditur disidencën dhe median, me mijëra të arrestuar në protestat kundër luftës dhe një ligj të ri që kërkon dënime me 15 vjet burg për ata që shpërndajnë lajme të rreme.

Klan News

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Osmani: Është koha që Shqipëria e Kosova të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

Osmani: Wagner po ndihmon Serbinë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës

Francë/Rritet numri i protestuesve kundër reformës së pensioneve, gati për të bllokuar vendin

Francë/Rritet numri i protestuesve kundër reformës së pensioneve, gati për të bllokuar vendin

OBSH: 26 milionë njerëz mund të jenë prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

OBSH: 26 milionë njerëz mund të jenë prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com