Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Bullgari, mësuesin homoseksual e shqetëson ligji kundër homoseksualëve

2024/08/20 at 5:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Në Bullgari, mësuesin homoseksual e shqetëson ligji kundër homoseksualëve

Ivani nuk e ka zakon t’i ndjekë debatet parlamentare, posaçërisht gjatë pushimit veror.


Por, më 7 gusht, ai u përqendrua në telefonin e tij për të parë se si do të rridhnin ngjarjet në Parlamentin e Bullgarisë, sepse partia proruse e krahut të djathtë, Ringjallja, e futi një amendament për ta ndaluar “propagandën e LGBT-së” në shkolla.

Ivani, 34 vjeç, ishte në veçanti i interesuar sepse ai është mësues. Por, edhe sepse është homoseksual.

Ivani, i cili i kërkoi Radios Evropa e Lirë ta përdorë vetëm emrin e tij, shikoi me emocione teksa Parlamenti debatoi dhe e miratoi njëzëri atë amendament dhe një amendament tjetër plotësues, i cili sqaron se çfarë përbën “orientim seksual jotradicional”.

Më 15 gusht, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, e nënshkroi ligjin me këto dy ndryshime.

Ivani thotë se nuk mundi të besonte se çfarë kishte ndodhur kur i dëgjoi duartrokitjet e mëdha në Parlament.

“U trondita plotësisht se si kjo gjë u pranua. Ende jam plotësisht i tronditur”, tha Ivani për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë (REL).

Në një shoqëri konservatore, shumë njerëz nga komuniteti LGBT në Bullgari përballen me stigmë të madhe dhe identitetin e vet seksual e mbajnë të fshehur nga të afërmit, miqtë dhe punëdhënësit.

Bullgaria është njëri prej vendeve të pakta të Bashkimit Evropian që nuk u jep të drejta të barabarta shoqërore njerëzve homoseksualë dhe heteroseksualë. Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e detyroi Bullgarinë ta krijojë një kornizë ligjore për njohjen e marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë. Sofja ende nuk e ka përmbushur këtë detyrim.

“Unë gjithmonë u them atyre se e kam një burrë”

Ivani, megjithatë, bën përjashtim, sepse ai ka qenë i hapur për orientimin e tij seksual për shumë vite, përfshirë para kolegëve të tij në shkollat e mesme ku ka dhënë mësim.

Ai e ka një burrë, me të cilin u martua në Danimarkë, dhe ata së bashku kanë një fëmijë.

Derisa e kupton se ka stigmë, diskriminim dhe paragjykime ndaj njerëzve homoseksualë në Bullgari, Ivani thotë se për 11 vjetët sa ka punuar mësues i matematikës, ai e ka pasur vetëm një incident negativ në lidhje me orientimin e tij seksual.

Ai the se pamja e tij e jashtme i ndihmon për shkak se nuk është e përafërt me sterotipet e njohura bullgare për atë se si duket një burrë homoseksual. Sjellja e qetë, të qenët i hapur dhe gatishmëria për t’iu përgjigjur pyetjeve për veten si një homoseksual, e kanë bërë edhe më të lehtë për të, sipas tij.

Duke qenë se bart unazë, ai thotë se kolegët dhe nxënësit në shkollën private në Sofje, ku ai punon, shpesh e pyesin për “bashkëshorten” e tij.

 “Unë gjithmonë u them atyre se kam një burrë. Nuk është diçka që e fsheh. Reagimi i tyre është zakonisht befasues, por asgjë më shumë”, tha ai.

Por, Ivani shqetësohet se toleranca dhe pranimi, të cilat i ka përjetuar, mund të ndryshojnë pas amendamenteve në ligjin për edukim.

“Çfarë do të ndodhë nga tani kur ata më pyesin mua [për jetën private]? A kam të drejtë t’ua them të vërtetën se e kam një burrë? Apo më duhet t’i gënjej?”, pyeti ai.

Ai pyet, çfarë nëse “një fëmijë në shkollë, i cili ka dy nëna apo dy baballarë, pyet nëse kjo është shkelje e ligjit? Çfarë nëse një drejtor dëshiron ta punësojë një mësues, i cili është homoseksual i deklaruar, a është shkelje kjo?”

Pas tronditjes që e përjetoi nga votimi në Parlament, Ivani merakoset tani nga pyetje të tilla.

“[Amendamenti] është aq i përgjithshëm saqë çdo gjë mund të bjerë në kategorinë e ‘propagandës’”, thotë ai.

Edhe para se amendamentet të hidheshin në votim, Ministria e Edukimit e Bullgarisë tha se tekste të tilla të paqarta do të shkaktojnë telashe, sepse ato nuk sqarojnë çfarë është e lejuar e çfarë nuk është. Dhe, më 8 gusht, Rrjeti Kombëtar për Fëmijë (NMD) tha në një komunikatë se paqartësia e amendamenteve nënkupton se ato mund të zbatohen në mënyra kundërthënëse dhe arbitrare.

Druajtjet për ngacmim

Ivani ka frikë gjithashtu se studentët LGBT do të përballen me ngacmime më të mëdha, si pasojë e ligjit të ri.

Në një studim të vitit 2024 nga Agjencia Evropiane për të Drejta Themelore me bazë në Vjenë, 72 për qind e njerëzve LGBT të anketuar në Bullgari, thanë se janë ngacmuar në shkolla për orientimin e tyre seksual, apo për identitetin gjinor.

Kjo, sipas Ivanit, me gjasë do të përkeqësohet.

“Njerëzit të cilët i ngacmojnë [personat LGBT] do të ndihen edhe më të pushtetshëm edhe më të mbrojtur. Miratimi i [amendamentit] është sikur t’u thuash: Vazhdoni ta bëni atë që jeni duke e bërë”, tha ai.

“Asgjë nuk e parandalon [ligjin e ri] nga përdorimi si mjet trysnie kundër çdo njeriu dhe organizate të shoqërisë civile”, tha NMD-ja në një komunikatë.

“Kështu, nga viti i ri shkollor, çdo student, prind, apo mësues, do të mund të përndiqet dhe turpërohet për shkak të një “orientimi ndryshe seksual”, tha ajo.

Kjo organizatë paralajmëron se ligji mund të “ndikojë në rritjen e rasteve të dhunës, vetëvrasjeve dhe vetëdëmtimit”.

Ivani thotë se brengoset gjithashtu se ky amendament është shenjë se Bullgaria po shkon drejt një rruge antidemokratike, duke i ndjekur vendet si Rusia dhe Hungaria.

Këto dy vende kanë miratuar tashmë ligje të ngjashme, të cilat janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut për shkeljen e lirisë së shprehjes dhe për promovimin e diskriminimit dhe abuzimit ndaj njerëzve LGBT.

“Çfarë më merakos është se nuk e di çfarë të pres… nëse më shumë gjëra ndodhin, më shumë kufizime, ka mundësi se do të filloj të mendoj për të emigruar. E kam menduar këtë më herët, por kjo më prek shumë personalisht”, tha ai.

Ai është gjithashtu i brengosur se amendamentet ligjore do ta prekin arsimin në përgjithësi në Bullgari.

“Shkolla është vend ku fëmijët duhet të mësojnë të mendojnë dhe të mendojnë në mënyrë kritike. Prandaj, nuk duhet të ketë tema tabu, por këndvështrime të shumta”, përfundoi ai./REL



Ju sugjerojmë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

29 Qershor, 2025 9:06 am
Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Para
Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, makina përplaset me trafik-ndarësen

Aksident në rrugën Pogradec-Qafë Thanë, makina përplaset me trafik-ndarësen

Veliaj inspekton mjediset e reja të Kolegjit të Europës dhe konviktet për studentët: Hapësira me standarde europiane

Veliaj inspekton mjediset e reja të Kolegjit të Europës dhe konviktet për studentët: Hapësira me standarde europiane

Gjermania do të përdorë pasuritë e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

Gjermania do të përdorë pasuritë e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën
















TE FUNDIT

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
29 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën në një tjetër tentativë për të finalizuar procesin e konstituimit...

Lexo më shumë

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
29 Qershor, 2025

Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër të Lushnjes, vihet në pranga...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
29 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti amerikan ka bërë thirrje sërish për një marrëveshje paqeje për luftimet në Gaza, por mbetet e paqartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com