Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Beograd mbahet “Kuvendi gjithëserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe

2024/06/08 at 6:41 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Në Beograd mbahet “Kuvendi gjithëserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se dialogu është rruga thelbësore për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa kërkoi respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente në Beograd gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Serbisë dhe Republikës Serbe, në atë që u quajt “Kuvendi gjithëserb”. Qeveritë miratuan një deklaratë për siç thuhet, mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb.

“Kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes ndaj tij, respektimit të marrëveshjes së Brukselit, përmbushjes së detyrimeve, formimit të Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, tha presidenti serb gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik tha se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, por edhe e Republikës Serbe, “e cila ka vlerat e saj, identitetin dhe gjithçka që është e rëndësishme për popullin serb, me rrënjët e saj historike në Kosovë. Prandaj është e jona gjithashtu”, tha Milorad Dodik.

Deklarata e miratuar nga dy qeveritë që ende nuk është bërë publike, pritet të miratohet brenda 90 ditësh në parlamentin e Serbisë dhe atë të entitetit serb në Bosnjë dhe sipas autoriteteve serbe, flet për çështjet në rajon, integrimet evropiane dhe ruajtjen e aleancave me vendet që e mbështesin Serbinë.

Presidenti Vuçiç tha se fjalët në deklaratë janë zgjedhur me kujdes ndërsa nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme për Republikën Serbe.

“Kurrë mos u shqetësoni për një gjë, Serbia do të jetë me popullin e saj sado e vështirë të jetë. Kjo në Kombet e Bashkuara ishte kaq e vështirë dhe e ndërlikuar, por ne vendosëm të luftonim. Unë kërkoj që të luftojmë për paqen, përparimin e ekonomisë sonë dhe të luftojmë për unitetin e popullit tonë sot dhe të mos lejojmë askënd ta shkatërrojë atë”, tha zoti presidenti Vuçiç duke iu referuar rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

“Një pyetje tjetër për të cilën askush nuk ka dhënë përgjigje. A ka sjellë pajtim në Bosnje dhe Hercegovinë apo brenda rajonit? Jo. Disave u solli gëzim, të tjerëve zemërim dhe pastaj pyetja kryesore, pse e miratuat rezolutën? Që ne të përlesheshim me njëri-tjetrin dhe pastaj të vinin paqeruajtësit ndërkombëtarë dhe të na qortonin”, tha presidenti i Serbisë.

Me 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë.

Rezoluta e hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, që u miratua mes kundërshtimit të ashpër nga serbët, dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik tha se serbët nuk janë popull gjenocidal.

“Kjo Rezolutë nuk na përket neve, në kuptimin që ne ta zbatojmë”, tha ai.

Republika Serbe, tha ai, ishte e kënaqur me autonominë që i ishte dhënë nga marrëveshja e Dejtonit, por sipas tij ajo u rrënua dhe u vu në pikëpyetje nga akrobaci të ndryshme.

Qeveria e Milorad Dodikut paralajmëroi pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën se do të propozojë ndarjen paqësore të Republikës Serbe, duke nxitur reagimin e ashpër të perëndimit që kërkon ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Bosnjës.

“Ne në Republikën Serbe besojmë se Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të vazhdojë me shkeljet e Dejtonit dhe ndërhyrjen e huaj të përmasave të pamatshme. Është më mirë të jetojmë si fqinjë të mirë, me të drejtat tona, si subjekte politike dhe territoriale, sesa të jemi përherë duke u grindur”, tha ai, duke shtuar se entiteti i tij do ta kremtojë si ditë të tij 15 shkurtin që është dita e shtetësisë së Serbisë.

“Ne duam të themi fuqishëm se ne jemi pjesëtarë të një kombi dhe se ky është një përcaktim politik ligjor dhe legjitim”, tha ai.

“Kuvendi gjithserb” nga vëzhguesit po shihet si një përpjekje e politikanëve serbë si një rrugë për krijimin e të ashtuquajturës “Bota Serbe” – një kopje e idesë së “Botës Ruse”, që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan nën një flamur./VOA

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
“Dashuria është dashuri” /Parada e Krenarisë në Prishtinë, i pranishëm edhe Albin Kurti

“Dashuria është dashuri” /Parada e Krenarisë në Prishtinë, i pranishëm edhe Albin Kurti

Italia, Sllovakia dhe vende të tjera të BE-së votojnë për Parlamentin e ri Europian

Italia, Sllovakia dhe vende të tjera të BE-së votojnë për Parlamentin e ri Europian

Euro 2024, Kombëtarja mbërrin në Gjermani

Euro 2024, Kombëtarja mbërrin në Gjermani

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com