Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar rekurs në Gykatën e Lartë, duke kërkuar heqjen e masës që e ka izoluar që prej 30 dhjetorit në banesë.
Nëpërmjet avokatëve, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit në arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe apeli i GJKKKO.
Rekursi është regjistruar tre ditë më parë më 20/03/2024, ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, mirëpo ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.