Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore

2025/04/28 at 10:10 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Në Altar”shfaqja teatrale për shëndetin mendor/Gjonçi:Rrëfehet përpëlitja njerëzore

“Shfaqja kërkon të rrëfejë përpëlitjen njerëzore në kërkim të vetes dhe vendit që i përket në hapësirë”, kështu është shprehur aktorja e njohur, Ina Gjonçi për projektin “Në altar”, i cili është vënë në skenë prej pak ditësh.

Në një intervistë të dhënë, Gjonçi tregon se frymëzimi i kësaj shfaqje për shëndetin mendor, ka ardhur nga ideja e një studenteje të regjisë në Akademinë e Arteve, Belkisa Zhelegu.

Shfaqja ishte këtë javë dhe do rijepet sërish në teatrin eksperimental.

Falë UNFPA-së që sipas saj prej vitesh mbështet edukimin përmes artit, Gjonçi thotë se ky projekt flet për zërin e zhurmshëm të dhimbjes, por nga ana tjetër është një simbol i fuqisë së familjes, shtëpisë, përgjegjësisë prindërore e fëmijës brenda nesh.

Intervista:

-Çfarë është ky projekt?

Nisi me një telefonatë nga Belkisa Zhelegu, studente e regjisë në Akademinë e Arteve, në prag të mbrojtjes së diplomës.

Diploma në Akademi ‘kremtohet’ me një shfaqje vec teorisë. Ajo ndau me mua tekstin e shkruar prej saj, gjëja e parë që më tërhoqi vëmendjen natyrshëm: besoj që të rinjtë e tanishëm kanë një guxim që u ka munguar 20-vjeçarëve të brezit tim.

Guximi për të shpërfaqur veten në këtë rast shoqërohej edhe me një tekst të angazhuar që hedh dritë në labirinthet e shendetit mendor.
E ndoshta shfaqjet mbeten produksione që kërkojnë organizim e mbështetje, sidomos kur synohet përfshirja e aktorëve profesioniste.

Arsye këto, që ja paraqita po aq natyrshëm Elsona Agollit, apo ndryshe UNPFA-së, si një nga zërat që prej vitesh beson e mbështet edukimin përmes artit dhe fuqizimin e krijuesve.

Nisma e tyre në këtë rast i jep mundësinë një vajze të re, të perballet me aktorë me përvojë dhe të prekë ‘botën e vërtetë’ dhe jo pa gjemba të produksioneve të teatrit.

2. A është i vështirë ky rol?

Tia është unë. Është ti. Është ne.
Ajo është zëri i zhurmshëm i dhimbjes, është një simbol i fuqisë së familjes, shtëpisë, përgjegjësisë prindërore dhe femijës brenda nesh, që nuk harron kurrë e na bën të rriturin e së nesërmes.

Tia me qenien e saj klith fuqinë e dashurisë si zgjedhje ndaj tjetrit dhe plagët që shkakton dhuna si mendjelehtësi apo ligësi.
Tia është viktimë e dashurisë së munguar.

3. Si është të vendosesh në personazhin që ka probleme me shëndetin mendor ?

Sic e thashë, jam perpjekur të gjej brenda vetes, atë cfarë e bën të brishtë mendjen time.
Jam hedhur pa paragjykime, shpesh duke i besuar instiktit, apo energjisë se asaj cfarë shkon përtej rreshtave.
Madje ndonjeherë duke harruar edhe tekstin.

4. Mesazhi i shfaqjes ?

Shfaqja kërkon të rrëfejë përpëlitjen njerëzore në kërkim të vetes dhe vendit që i përket në hapësirë.

Është pesha e kryqit njerëzor.

Luna, Beka, Kuli, Tikja, Tia, janë në kërkim të vetes edhe brenda një institucioni ku shpresa e vetes duket e largët.

Aty ku mendja e cartur ndihmon edhe “mendjen e shëndoshë” të shfaqjes.
Ashtu si vetë shfaqja na ndihmon neve si njerëz e krijues të njohim veten.

Ju sugjerojmë

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Para
Giro d’Italia më 9-11 maj/Rama: Shqipëria në hartën e sportit dhe emocioneve globale

Giro d’Italia më 9-11 maj/Rama: Shqipëria në hartën e sportit dhe emocioneve globale

Bardhi:Policia ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD

Bardhi:Policia ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD

Moti shënon kthesën pozitive, dominojnë temperaturat e larta

Moti shënon kthesën pozitive, dominojnë temperaturat e larta

TE FUNDIT

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
17 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
17 Dhjetor, 2025

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës...

Lexo më shumë

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
17 Dhjetor, 2025

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 2025

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com