Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 12 muaj mbizotëruan vrasjet për hakmarrje, atentatet mafioze dhe konfliktet në familje

2024/01/02 at 2:25 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në 12 muaj mbizotëruan vrasjet për hakmarrje, atentatet mafioze dhe konfliktet në familje

Gjatë vitit që lamë pas, rendi dhe siguria u cënuan disa herë. Përgjatë 12 muajve nuk munguan, krimet e rënda kundër jetës, përshirë vrasje mafioze, vrasje si pasojë e konflikteve të çastit apo hesapeve të vjetra.

Nga janari deri në dhjetor, u regjistruan 39 vrasje duke shkaktuar kështu 43 viktima. Nga këto 31 u zbardhën nga ana e autoriteteve, policisë së shtetit dhe prokurorisë, ndërsa 8 ngjarje të tjera vijojnë të jenë pa autor. Mes këtyre vrasjeve, 12 u regjistruan brenda familjes.

Vetëm një javë nga nisja e viti, një krim makabër ndodhi në Shkodër. Një grua 32-vjeçare, 6 ditë pasi lindi, hodhi fëmijën e saj në lumin “Kir” duke i shkaktuar vdekjen. Foshnja lindi në maternitetin e Shkodrës, dhe vetëm pas tre ditësh u zbulua vendi ku nëna mbyti fëmijën 7-ditëshe.

Pak ditë më vonë, Xhevit Sinani vrau me mjete të forta, gruan dhe të vëllain, Shaqir dhe Zeqine Sinani. 80-vjeçari fillimisht pranoi se krimin e kishte kryer për motive xhelozie pasi dyshonte se i vëllai i ngacmonte gruan por më pas në gjykatë deklaroi se nuk kishte vrarë njëri. Dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Një tjetër krim brenda familjes ndodhi edhe në shkurt ndërsa në muajin mars ndodhën vrasjet makabre nga Dan Hutra, i cili ekzekutoi tre gratë Mevlute Hysa, Hasime Dafku dhe Etleva Kurti.

Krimet brenda familjes, me bazë gjinore, sipas ekspertëve vijojnë të jenë një problematikë shqetësuese për vendin tonë.

Shtatori ka të dhënat më të rënda për sa i përket situatës kriminale. Gjatë këtij muaji u kryen 8 vrasje me  8 viktima. Ndërsa në mars u kryen 6 vrasje me 8 viktima.

Pas krimeve në familje, në qytetet e vendit u rikthyen edhe ngjarjet për shkak të konflikteve të vjetra. I tillë ishte rasti i Ardian Nikulaj, i cili dyshohet se u vra për hakmarrje. Kjo ngjarje dyshohet se prodhoi edhe dy viktima të tjera, Nikolin Lekstakaj dhe Entjan Nikulaj.

Për ekspertët Karamuço dhe Softa, vrasja e biznesmenit ishte ngjarje shumë e rëndë, që dëshmoi se në vendin tonë mbërriti një skuadër vrasësish nga jashtë.

Qyteti me numrin më të lartë të vrasjeve për 2023 e mban Tirana, me 11 të tilla që pasohet nga Shkodra me 6 dhe më pas qytetet e tjera. Ndërsa qarku pa vrasje është Kukësi.

Ekspertët e kriminalistikës shprehen se gjatë vitit pati një ulje të vrasjeve mafioze apo përplasjet e organizatave kriminale. Një ndikim në këtë drejtim e pati edhe zbërthimi i përgjimeve të rrjetit Sky Ecc dhe Encrochat.

Përgjimet e zbardhura, krahas uljes së numrit të vrasjeve nga eksponentë të krimit, zbuluan një tjetër anë të medaljes, siç është bashkëpunimi i uniformave blu me grupet kriminale.

Vrasja e fundit në vend u regjistrua në një ambient të sigurisë së lartë, siç është burgu i Peqinit. I dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj vrau të dënuarin tjetër Arben Lleshi në qeli.

Krahasuar me vitin pasardhës, në 2023 rezulton se ka patur një ulje të numrit të vrasjeve. Teksa vitin e shkuar u regjistruan 39 vrasje me 43 viktima, në 2022 u kryen 47 krime me 54 viktima.

Klan News

Ju sugjerojmë

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Politikë

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

3 Tetor, 2025 6:44 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

3 Tetor, 2025 6:42 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
Kryesore

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

3 Tetor, 2025 5:53 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

3 Tetor, 2025 4:56 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan
Kronikë

Pranga autorit të vrasjes në Babrru, shoku e qëlloi me thikë se i shau gruan

3 Tetor, 2025 3:59 pm
Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet
Kronikë

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

3 Tetor, 2025 3:18 pm
Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit
Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, publikohen pamje të autorit pas krimit

3 Tetor, 2025 2:23 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Para
Përplasen dy avion në Tokio, humbin jetën pesë persona

Përplasen dy avion në Tokio, humbin jetën pesë persona

Pas liberalizimit të vizave, fuqizohet pasaporta e Kosovës

Pas liberalizimit të vizave, fuqizohet pasaporta e Kosovës

U shfaq në një video duke tentuar të godasë një person, policia: Efektivi është pezulluar nga detyra

U shfaq në një video duke tentuar të godasë një person, policia: Efektivi është pezulluar nga detyra

TE FUNDIT

Rama mbledh strukturat e PS: Veliajn nuk e shkarkoi qeveria, por këshilli bashkiak

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
3 Tetor, 2025

Kryesocialiti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive

Zgjedhjet në Tiranë/ PS nis punën në terren, vendos drejtuesit e njësive
3 Tetor, 2025

Sot kryeministri Edi Rama mblodhi strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të kryeqytetit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Në këtë takim Rama...

Lexo më shumë

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
3 Tetor, 2025

Në fshatin malor Turaj të Kukësit, reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëmtime në rrjetin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste, u ndan “porositë”
3 Tetor, 2025

Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com