Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në 11 tek Akademia, në të kundërt të japim dorëheqjen”

2019/03/22 at 4:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në 11 tek Akademia, në të kundërt të japim dorëheqjen”

Kriza politike nuk ka penguar socialistët të bëhen gati, siç tha dhe kryeministri Edi Rama, për të ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e qershorit.  Përgatitjet për kongresin e së shtunës kanë nisur ndërsa do të zhvillohet i ndarë në tre sesione dhe në tre ambiente të ndryshme.

Në Pallatin e Kongrese do të bëhet çelja e Kongresit nga sekretari i përgjithshëm, Taulant Balla dhe do të zhvillohet sesioni i Bashkëqeverisjes me njerëzit ku do të flasin disa nga ministrat dhe zëvendëskryeministri, ministri i Jashtëm në detyrë dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin do të kenë fjalime për ecurinë e reformave për çeljen e negociatave.

Sesioni i dytë që do të fokusohet tek “Bashkia që Duam” do të nisë në Pallatin e Kongreseve dhe do të përfundojë në sheshin Nënë Tereza ku do të çelet fushata për zgjedhjet për kryeqytetin ku do të konfirmohet Erion Veliaj dhe do të bëhet publike lista me 100 kandidatët për Këshillat Bashkiak.

Edhe pse nuk kanë vendosur ende për kandidatët që do të garojnë në 61 bashki, emrat e disa prej tyre janë bërë publik tashmë dhe 6 prej tyre do t’i drejtohen me fjalë dhe delegatëve në Pallatin Kongreseve.

Veç Armand Subashit në Fier, Sotiraq Filos në Korçë, Dritan Lelit në Vlorë e Majlinda Bufit në Roskovec që rikonfirmohen si kandidatura në Kongres do të flasin dhe deputeti Pjerin Ndreu që pritet të jetë kandidati i socialistëve për bashkinë e Lezhës dhe prefekti i Elbasanit Gledian Llatja që do të propozohet nga selia rozë si kandidaturë për të zënë vendin e Qazim Sejdit me 3 mandate si kryebashkiak.

Nga opozita deri tani nuk ka asnjë sinjal për zgjedhjet lokale, ndërsa Partia Demokratik këtë të premte ka denoncuar përdorimin e administratës në aktivitetet e PS.

Veç këtij mesazh, janë publikuar edhe video ku nëpër Tiranë janë ngjitur postera për takimin e së shtunës.

https://www.facebook.com/akilkraja/videos/2215924425402142/

Sipas PD, këto postera shkelin Kodin elektoral në dy aspekte:

Neni 77-Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.

Neni 79

1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike.

2. KQZ-ja miraton, me udhëzim të veçantë, kriteret për përzgjedhjen e këtyre vendeve.

3. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
Aktualitet

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

2 Shtator, 2025 11:33 pm
“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
Bota

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

2 Shtator, 2025 11:17 pm
Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
Bota

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

2 Shtator, 2025 10:06 pm
Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Bota

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 Shtator, 2025 9:16 pm
Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
Bota

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

2 Shtator, 2025 7:31 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
Bota

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

2 Shtator, 2025 6:46 pm
Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë
Bota

Vuçiç takohet me Putinin në Kinë: Serbia është në situatë të vështirë

2 Shtator, 2025 6:16 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Sabri Fejzullahu: ‘Flori blen klikime’, reagon kantautori

Sabri Fejzullahu: ‘Flori blen klikime’, reagon kantautori

Erdogan: Grupet e ekstremit të djathtë, terroristë njësoj si xhihadistët

Erdogan: Grupet e ekstremit të djathtë, terroristë njësoj si xhihadistët

Shqipëri-Turqi, shiten 10 mijë bileta. Blindohet hoteli i Kombëtares

Shqipëri-Turqi, shiten 10 mijë bileta. Blindohet hoteli i Kombëtares

TE FUNDIT

Bisedë me dyer të mbyllura, kë takoi Aktin Dumani në SHBA?

Hetimi zgjedhor/Dumani:Kontrolle banesash e zyrash!Sekuestrohen prova të rëndësishme
2 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Takimi u...

Lexo më shumë

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes

“Ka krizë demografike”, Elon Musk: Greqia po vdes
2 Shtator, 2025

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen...

Lexo më shumë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Ky është vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë
2 Shtator, 2025

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në...

Lexo më shumë

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
2 Shtator, 2025

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shtua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com