Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshon kategoria e lejes së drejtimit/ DPSHTRR: Ja procedurat që duhet të ndiqen

2024/07/29 at 10:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshon kategoria e lejes së drejtimit/ DPSHTRR: Ja procedurat që duhet të ndiqen

Plot 1662 qytetarë kanë përfituar nga lehtësimi i procedurave për ndryshimin e kategorisë së lejes së drejtimit.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra, i cili informoi se kalimi nga leja e drejtimit e kategori B në D/D1 është thjeshtuar dhe nuk është më nevoja të kalosh përmes kategorisë C.

Teksa ka ndarë statistikat e 6-mujorit të parë të vitit 2024, Mëngra u shpreh se nga lehtësimi i këtyre procedurave janë kursyer direkt dhe indirekt 4,790,715 lekë.

RAPORTI I TË ARDHURAVE

Pak ditë më parë DPSHTRR ka ndarë informacionin e saj mbi analizën e ecurisë së shërbimeve dhe të ardhurave për 6-mujorin e parë të vitit 2024 për të gjithë qytetarët, grupet e interesit apo analizuesit e informacionit. “Rritja e të ardhurave të realizuara me 136% krahasuar me vitin 2019, ka dhënë impaktin në vijim: Totali i shërbimeve të ofruara: 1,563,273 krahasuar me janar-qershor 2019, 63% më shumë; qytetarë të shërbyer në 1 orë: 1,551 qytetarë të shërbyer në 1 orë 63% më shumë krahasuar me janar-qershor 2019; Numri i shërbimeve: 556,855; Ditë pune të kursyera: 249,571; Karburant i kursyer: 930,110 litra; lekë të kursyera: 1,736 mld lekë; rrugë të eliminuara: 13,3 km rrugë. Numri i shërbimeve RISI: 259,363 shërbime risi, 17% e totalit të shërbimeve; të ardhurat nga targat RISI: 115,567,666 lekë, 26% më shumë krahasuar me janarqershor 2023, nga të cilat 54% janë realizuar nga Targat e Personalizuara; Targa të personalizuara, me përzgjedhje, suvenirë: 4,379 targa.

HUMBJA E LEJES SË QARKULLIMIT

DPSHTRR bën me dije gjithashtu se humbja e lejes së qarkullimit nuk ka përse të jetë një situatë stresuese. Me dy hapa të thjeshtë ju rifitoni të drejtën tuaj ligjore për të drejtuar mjetin: denonconi në ‘e-Albania’ “Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme” dhe pajisuni me vërtetimin e denoncimit të policisë. Drejtohuni pranë DRSHTRR-së ku ju keni vendbanimin dhe dorëzoni: Dokument Identifikimi, Vërtetimin e Denoncimit të Policisë, Certifikatën e pronësisë nëse nuk jeni pajisur me Lejen e re të Qarkullimit”, – bën me dije DPSHTRR. Aktualisht patentat kanë afat vlefshmërie deri në 15 vjet, nga 10 vite që ka qenë deri në mars të 2023-it. Vlefshmëria çdo 15 vite deri në moshën 70- vjeçare është për patentat e kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç. Zgjatja në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton.

Sakaq, lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1. Ndërkohë patenta shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit anulohet. Qytetarët mund të rimarrin patentën shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Më herët Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor ka njoftuar se një nga ndryshimet është rregulli për shoferët e rinj që pajisen me patentat të kategorisë B. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale DPSHTRR thotë se të gjithë shoferët e rinj që pajisen me patentë të tipit B nuk mund të drejtojnë një automjet me fuqi më të madhe se 65 KW/ton në 2 vitet e para pas marrjes së lejes së drejtimi. Me këtë ndryshim, drejtuesit e rinj të automjeteve nuk mund të drejtojnë automjete me motor deri në 1.5 për ato që punojnë me benzinë apo që janë hibride.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
U emëruan nga KLP, betohen sot 23 magjistratët e rinj në Prokuroritë e rretheve

U emëruan nga KLP, betohen sot 23 magjistratët e rinj në Prokuroritë e rretheve

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 29 vatra, gjashtë ende aktive

Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 30 vatra zjarri, tetë ende aktive

Propozimi i ministrit të Bosnje-Hercegovinës për kolegët: Tirana të jetë destinacioni i radhës për turizmin

Propozimi i ministrit të Bosnje-Hercegovinës për kolegët: Tirana të jetë destinacioni i radhës për turizmin

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com