Partia Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës emrat e ministrave të rinj, që do të emërohen shumë shpejt. Gazeta Express ka siguruar emrat e tyre. Në ministrinë e Integrimeve Evropianë do të jetë Gani Koci. Derisa ministër i jashtëm do të jetë Enver Hoxhaj Në postin e zëvendëskryeministrit do të jetë Hajredin Kuçi, që deri më tash ka qenë ministri i Drejtësisë. Në vend të Kuçit, në Ministri të Drejtësisë do të emërohet Anila Statovci.