Me qindra qytete kudo nëpër botë vijojnë të jenë të karantinuara nga Covid-19. Studiuesit kanë matur e studiuar uljen e ndotjes së ajrit në zona të ndryshme të globit ku janë duke vëne re një përmirësim të cilësisë së ajrit kudo, nga Italia në Amerikë e deri në Kinë. Kjo për shkak të ndalimit të punës së shumë industrive dhe ndalimit të qarkullimit me automjete.
Së fundi, në Indi, qytetarët e Punjab-it mund të shohin qartë malet e Himalajeve (ku ndodhet maja më e lartë në botë 8,848 m) nga më larg se 160 km. Banorët e Punjab-it kanë ndarë foto të këtij eventi në Tëitter. Kjo është hera e parë pas 30 vjetësh që cilesia e ajrit është përmirësuar në atë nivel që lejon malet e Himalajeve të bëhen të dukshme./Opinion.al