Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimi i klimës ndikon në turizmin e Evropës Juglindore

2023/08/17 at 1:29 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndryshimi i klimës ndikon në turizmin e Evropës Juglindore

Vendet e Mesdheut po preken gjithnjë e më shumë nga valët e të nxehtit, periudhat e thatësirës dhe zjarret e pyjeve. Kjo do të ketë pasoja për turizmin.


Megjithëse në vendet e Mesdheut rregullisht ka pasur zjarre në pyje, valë të nxehti njëra pas tjetrës me temperatura që i kalojnë 40 gradët dhe periudha thatësire, turizmi shënon ende shifra rekord edhe këtë vit në vendet e pushimeve si Spanjë, Greqi dhe Itali.

“Deri tani nuk është duke u vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e turistëve për shkak të ndryshimit të klimës,” thotë profesori i turizmit, Stefan Gössling, nga  Universiteti i Linnaeus-it në Kalmar të Suedisë, i cili merret me temën e ndryshimit të klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Vendet e Mesdheut ende të preferuara

Këtë e tregojnë edhe shifrat. Në Itali pritet që këtë vit shifrat e turizmit të arrijnë nivele rekord. Në Spanjë hotelet janë mbushur si gjithnjë. Sipas të dhënave të Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve, edhe këtë vit vendet mesdhetare janë destinacionet më të kërkuara nga gjermanët. Prognozat e fundit të European Travel Commission, Komisionit Europian të Udhëtimeve, tregojnë se Franca, Italia dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të preferuara europiane për turizëm. Greqia dhe Kroacia pasojnë duke zenë vendin e pestë dhe të gjashtë.

“Pjesa më e madhe e turistëve kanë harresë kronike”, thotë Ulrich Reinhardt, drejtues shkencor në Fondacionin e çështjeve të së ardhmes në Hamburg. Bregdeti me diell, moti i ngrohtë, mikpritja e vendasve si dhe mundësitë dhe vendet interesante janë shumë tërheqëse. “Prandaj edhe në të ardhmen shumë pushues do të duan t’i kalojnë pushimet në rajone që ndodhen në rrezik për shkak të kushteve ekstreme të motit.”

Megjithatë ekspertët janë të një mendjeje se pasojat e ndryshimit të klimës do të prekin edhe turizmin e vendeve mesdhetare.

Preferenca për Evropën Juglindore në rënie

“Do të ketë ndryshime graduale,” thotë Profesor Gössling. Me siguri që në Spanjë, Itali dhe Greqi do të përdoren më shumë sezonet e tjera. Autorët e një studimi të Komisionit të BE-së, botuar së fundmi, thonë se rajonet jugore “do të konfrontohen me rënie të turizmit”. Atrakiviteti i Europës Juglindore si rajon turistik do të bjerë gjatë periudhës së verës. Kurse Europa Veriore dhe e Mesme mund të përfitojnë nga ndryshimi i klimës duke rritur forcën tërheqëse për turistët.

Kështu mendon edhe studiuesi i çështjeve të së ardhmes, Ulrich Reinhardt. Destinacionet veriore patën që vitin e kaluar rritje kërkese. “Megjithatë turistët edhe në 20 deri 50 vitet e ardhshme nuk do të duan t’i kalojnë pushimet e verës në Skandinavi,” thotë ai.

“Kjo edhe sepse këto vende as nuk janë orientuar as nuk duan të orientohen nga turizmi masiv.” Prandaj boom do të kenë destinacionet turistike që edhe sot janë orientuar tek udhëtimet, si përshembull Deti i Veriut dhe Deti Baltik, “Në Evropë pritet të ketë kthim të turizmit alpin dhe rritje e popullaritetit për vendet e Europës Lindore”.

Male në vend të detit, Talini në vend të Athinës

Kjo do të ndodhë shumë më shpejt se mendohet, fillimisht si plotësim dhe jo zëvendësim për destinacionet mesdhetare. “Në 20 vitet e ardhshme më shumë turistë do t’i kalojnë pushimet në male dhe jo në plazhet e Majorkës, Ballermann,” thotë i sigurt Reinhardt. Udhëtimet në qytete do të bëhen më shpesh për në Reykjavik, Talin ose Kopenhagë dhe më rrallë në Athinë, Venecia apo Barcelona. Për t’u përshtatur me kushtet e ndryshuara, kërkohet “punë strategjike përshtatjeje” e cila nuk është bërë nga shumë vende jugore, thotë studiuesi i turizmit, Stefan Gössling. Për këtë kërkohet menjëherë të bëhet diversifikimi i ofertave turistike. “Në vendet mesdhetare turizmi prej kohësh përqëndrohet tek dielli dhe deti.”

Kjo temë duket të mos jetë prioritare për shembull për Spanjën. Në raportin aktual të shoqatës më të rëndësishme të këtij sektori, Exceltur, fjala “ndryshimi klimës” nuk shfaqet kurrkund. “Shumë hotele reagojnë sipas motos “kondicionerë kundër ndryshimit të klimës”, gjë që i përgjigjet turistëve për momentin, por që nga pikëpamja energjetike ka drejtimin e gabuar”, thotë Reinhardt. Përpjekje të mëdha kërkohen për shembull për mbrojtjen nga përmbytjet, krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si dhe përmirësimin e furnizimit me ujë.

Hapat e parë për të bërë përshtatjen

“Përparimet janë më të ngadalta se duhet,” thotë profesor Jorge Olcina, gjeograf dhe ekspert për ndryshimin e klimës në Universitetin e Alicantes, të Spanjës Jugore. “Por të paktën janë duke u hedhur hapat e parë.”

Kështu në Spanjë është nxjerrë në vitin 2021 ligji për ndryshimin e klimës dhe shumë qytete dhe rajone kanë bërë planet për përshtatjen me kushtet e ndryshuara. Kështu për shembull ka bërë edhe Benidorm, një vend i rëndësishëm turistik në Costa Blanca. Atje në të ardhmen përqëndrimi do të bëhet në sezonet e tjera. Sepse temperatuat në rritje kanë bërë që rrymat e turistëve të ndryshojnë, thuhet në një dokument përkatës. Pushuesit mund të preferojnë në të ardhmen destinacione turistike me klimë më të butë. Por këtë verë kjo gjë nuk ndihet: Shoqata lokale e hoteleve pret që gjatë muajit gusht 90 përqind e dhomave të zihen./DW



Ju sugjerojmë

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën
Aktualitet

Dashnor Sula prezantohet si Kryeinspektor: Do mbaj kontakte direkte me Ramën

9 Shkurt, 2026 6:29 pm
Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet
Bota

Irani gati të zvogëlojë sasinë e uraniumit: E bëjmë nëse SHBA-të heqin sanksionet

9 Shkurt, 2026 6:21 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Rusia: Nuk e sulmojmë Europën, por gati të hakmerremi nëse do jetë e nevojshme

9 Shkurt, 2026 5:25 pm
Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike
Bota

Skandali Epstein, reagon për herë të parë familja mbretërore britanike

9 Shkurt, 2026 3:25 pm
Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen
Kronikë

Protesta e PD/ Policia e Tiranës publikon masat, rrugët që do të bllokohen

9 Shkurt, 2026 2:50 pm
Para
Piloti pëson arrest kardiak dhe vdes gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Piloti pëson arrest kardiak dhe vdes gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Video/I drejton thikën punonjëseve, momenti kur një i ri vjedh një supermarket në Korçë

Video/I drejton thikën punonjëseve, momenti kur një i ri vjedh një supermarket në Korçë

Pas dëshmisë në SPAK/ Ish-ministri Cani: Kam zbatuar ligjin, s’e njoh biznesmenin Rrapaj

Pas dëshmisë në SPAK/ Ish-ministri Cani: Kam zbatuar ligjin, s’e njoh biznesmenin Rrapaj
















TE FUNDIT

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
9 Shkurt, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa...

Lexo më shumë

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se prokurorët specialë kërkuan këtë të hënë dënimin me nga 45 vite burg për Hashim Thaçin...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
9 Shkurt, 2026

Menjëherë pas mbledhjes së grupit, Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit, ku në mbrëmje zhvillon një takim me Presidentin e Këshillit...

Lexo më shumë

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
9 Shkurt, 2026

Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha tha se Rama ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com