Analisti Baton Haxhiu ka komentuar në emisionin “Opinion” lëvizjet e fundit në qeverinë “Rama”.
Haxhiu tha se emërimi i disa emrave në ministri ishte e papritur, por theksoj se shumë prej tyre nuk vijnë nga politika.
Teksa analizoi kabinetin “Rama”, Haxhiu tha se shumë nga ministrat nuk duhet të jenë në atë detyrë për shkak se nuk kanë një profil apo figurë të tyre publike.
“Një pjesë e ministrave që janë aty nuk do të duhet të ishin, për arsye se nuk kanë figurë dhe nuk kanë profil. Guximi për ti emëruar njerëzit e moshës se re në një qeveri dhe pastaj ti lësh në mëshirë të asgjësë… Unë e kam problem te moshat e reja. Muzhaqi dhe Bilali janë personifikim se çfarë nuk duhet të ndodh në një qeveri. Nuk mundet dikush që të shkatërrohet se emërohet në një moshë të re dhe i përfundon jeta politika, nuk duhet të jemi kaq të pa mëshirshëm për ata që emërohen”,-tha Haxhiu./Opinion.al