Një nga emrat surprizë në ndryshimet e qeverisë që njoftoi kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS ishte edhe ai i Ervin Hoxhës.
Ervin Hoxha ka lindur në Tiranë në vitin 1978. Ai ka kryer arsimin e mesëm në Turqi ndërsa më pas ka vijuar Akademinë e Sigurisë në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Arsimin pasuniversitar e ka ndjekur në Shkollën e Lartë të Policisë gjermane në Munster.
Për më shumë se 20 vitesh ai ka shërbyer në detyra të ndryshme shtetërore nga niveli ekzekutues deri në nivele të larta drejtimi në institucione qendrore të zbatimit të ligjit në vend si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë.
Ervin Hoxha ka shërbyer si drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, zv/drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Drejtor i Përgjithshëm i shërbimit të Provës si dhe drejtor kabineti i këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit.
Aktualisht ai mbante detyrën e kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Pirro Vengu u emërua si ministër i Mbrojtjes.
Që prej vitin 2012, Niko Peleshi është anëtar i Partisë Socialiste. Emri i tij u bë i njohur një vitin 2013 ku Edi Rama në mandatin e parë të qeverisjes e emëroi si zv/kryeministër.
Në vitin 2017, ai u emërua si ministër i Bujqësisë detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2018. Më pas në vitin 2020, Niko Peshi në Asamblenë e PS iu ngarkua detyra si ministër i Mbrojtjes, detyrë të cilën e mbajti pothuajse për 4 katër vjet.
Ditën e sotme me ndryshimet që u bënë në qeveri në vend të Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes u emërua Pirro Vengu, i cili më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Më parë ai ka mbajtur disa detyra dhe poste të rëndësishme në qeveri.
Vengu ka qenë në detyrë drejtor kabineti në Ministrinë e Jashtme dhe në vitin 2017 ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati.
Nga sot ai do te jetë si ministër i Mbrojtjes, i emëruar nga Edi Rama në mandatin e tij të tretë si kryeministër i Shqipërisë.