Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi mbron paktin me PS: Zbatuam vendimet e Gjykatës Kushtetuese

2024/07/27 at 5:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çështja Ahmetaj”,Bardhi:Kërkojmë interpelancë urgjente me Ramën,nuk pranojmë të deleguar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar votimin e djeshëm në Kuvend për reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tha se votimi nuk ishte për Reformën Zgjedhore, por vetëm zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi shprehet se Reforma Zgjedhore është bllokuar prej vitesh nga Rama.

“Në votimin e djeshëm në Kuvend, nuk ka patur Reformë Zgjedhore, por vetëm zbatim të tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese! Reforma Zgjedhore kuptimplotë është bllokuar prej vitesh nga Edi Rama, dhe ata që për dy vite e lanë në heshtje, edhe pse ishin mandatuar për ta çuar përpara.

Pas përmbushjes së detyrimit për zbatimin e tre vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në sesionin e ri parlamentar është detyra jonë që të vijojmë përpjekjet për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Minimumi duhet të lejohet ajo që ju garantua Edi Ramës në 2013 kur ishte në opozitë. Kjo ndanë demokracitë nga regjimet!

Por, përmes bllokimit të Reformës Zgjedhore, Edi Rama pasi detyroi rreth 900 mijë shqiptarë të largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes së tij 11 vjeçare, po u mohonte atyre edhe të drejtën e votës. Plani i tij i shpopullimit, parashikonte edhe pamundësinë e bashkëqytetarëve tanë që janë larguar nga Shqipëria për ta ndëshkuar potencialisht me votë qeverinë më të korruptuar në Europë.

Përmes votimit të djeshëm, Opozita, PD, arriti që të bëhet e mundur vota e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë! Çdo vonesë e mëtejshme rrezikonte ta bënte të pamundur këtë të drejtë kushtetuese të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër, opozita, PD, ndryshe nga sa ofronte sistemi në fuqi apo ai i propozuar nga PS, që zgjedhja preferenciale e qytetarëve për kandidatët për deputetë të kishte pothuajse zero efekt në përbërjen reale të Kuvendit pas zgjedhjeve, mundësoi që të paktën rreth 40 deputetë nga 140 gjithsej të jenë produkt i votës preferenciale të qytetarëve. Që të arrihej më shumë duhet konsensus nga të dyja palët, që fatkeqësisht nuk u ofrua nga pala tjetër.

Në emër të grupit parlamentar të PD apeloj partnerët tanë ndërkombëtar, veçanërisht Misionin e OSBE dhe Delegacionin e BE në Tiranë, që të nxisin, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, përmbushjen nga Edi Rama të detyrimit për një Reformë Zgjedhore kuptimplotë, që jo vetëm reflekton rekomandimet e OSBE-ODIHR, por siguron edhe garancitë minimale për barazi të palëve në garë dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Shqipëria europiane bëhet realitet vetëm nëse vendi garanton zgjedhje të barabarta, të lira dhe të ndershme. Edi Rama nuk mund të pengojë për pushtetin e tij personal të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

Ju sugjerojmë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Para
SHBA: “Produktive” diskutimet e Blinkenit me homologun kinez

SHBA: “Produktive” diskutimet e Blinkenit me homologun kinez

Zjarri për djegien e mbeturinave përfshin pyllin, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

Zjarri për djegien e mbeturinave përfshin pyllin, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë

Vetëlëndimet e inspiruara nga rrjetet sociale: Kërkohet më shumë vigjilencë nga prindërit e shkollat

Grumbullon të dhëna mbi pikëpamjet e amerikanëve, departamenti i Drejtësisë në SHBA akuzon rrjetin Tik-Tok

TE FUNDIT

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com