Mëngjesin e sotëm Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Tiranë.
Meta shprehet se në takimin që u mbajt në ambientet e Presidencës, ai i ka siguruar ambasadorët se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Po ashtu, Presidenti thotë se në takimin e sotmë ai ka theksuar se është e rëndësishme që Këshilli Politik të vijojë punën.
Meta thotë gjithashtu se i ka njohur ambasadorët dhe me qëndrimin e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ku ka shtuar se nuk do të pranojë asnjë prekje të njëanshme të kushtetutës së vendit.
Postimi i Metës
Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.
I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. / Opinion.al