Me t’u dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani ndryshimet kushtetuese, pa kaluar as 24 orë, ato janë botuar në Fletoren zyrtare.
Sipas Kushtetutës këto ndryshime marrin vlerë juridike vetëm pas 15 ditësh nga ky moment.
Ndërkohë në Kuvend palët po përplasen me njëra- tjetrën për kohën kur duhet të shqyrtohen shtatë ligjet e paketës së Drejtësisë.
Sipas Partisë Socialiste dhe ekspertëve të huaj këto ligje duhet të shqyrtohen menjëherë, ndërsa për administratën e Kuvendit dhe Partinë Demokratike, shqyrtimi i tyre nuk mund të bëhet përpara 10 gushtit.