Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shumë aktiv në rrjetet sociale, për të prezantuar punët e mira, siç i quan ai, që Bashkia që ai drejton po bën në kryeqytet.
E duhet thënë se nuk janë të pakta ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë që kur Veliaj ka hyrë në Bashkinë e Tiranës si kryetari i saj.
Pavarësisht se kryebashkiaku sulmohet shumë nga opozita si dhe nga shoqëria civile për shkak të disa vendimeve të marra, sidomos ai për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni.
Sot Veliaj kishte publikuar një video ku tregonte se si ka ndryshuar Rruga ‘Piro Goda’ – Kombinat, raporton panorama.
“Merr 1 min kohë dhe bëhu dëshmitar i një tjetër ndryshimi të Tiranës tonë.
Në Njësinë 6 vazhdojmë me rehabilitimin e varrezave të Sharrës, rrugën nga Kombinati Ushqimor deri në Sharrë, disa sheshe, kënde lojërash, kopshtet&çerdhet. #Bashke nga pak çdo ditë!”, shkruan Veliaj.
Por, komentuesit kanë vënë re atë që ju mund ta shihni edhe në fund të videos, ku një rrugë shumë e ngushtë, është pa trotuar dhe Veliaj i pason topin një fëmije.
Ky detaj nuk u ka shpëtuar komentuesve të cilët i shkruan duke i vënë në pah “gabimin”.
KOMENTET:
Bravo per punen,po trotuaaret shum te ngushta,,dhe pemet e mbjella, nuk ishte ide e mire,, aty nje nene me femijen ne karroc nuk kalon dot,, Ku te kalojn njerzit ne trotuar???
Bravo per punen qe bëni çdo dit, po pse asfaltet jan kaq te ngushta njëashtu dhe trotuaret!!
Hahahahahahahaha po ta shikosh videon deri ne fund do kuptosh qe dicka nuk shkon ..
Femijet ne rruge te luajn???????
O LALI ERI MIR QE SHTRUAT NJE COP RRUGE 1 KM GJATESI , POR PROBLEMI QENDRON SE NE ATO COP TROTUARI QE ESHTE JANE TE ZENA ME PEM DHE SHTYLLA DRITASH QA BOHET KESHTU …… froën emoticon