Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve në vend.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave janë liruar dhe emëruar në detyrë edhe disa zv.ministra.
Ndërkohë më poshtë janë ndryshimet e plota që kanë ndodhur në strukturën e këtyre institucioneve.
Njoftimi:
Gjithashtu në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve:
Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
- Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
- Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.