Në Elbasan pritet të bllokohet rruga për disa minuta.
Mësohet se protestuesit që ishin mbledhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit janë spostuar.
Siç duket ka pasur një ndryshim skenari në momentin e fundit pasi protestuesit po i drejtohen rrethrrotullimit në dalje të autostradës Elbasan-Tiranë.
Pjesë e protestës është edhe Ivi Kaso dhe përfaqësues të tjerë të PD.
Ndërkohë raportohet se janë bllokuar disa akse rrugore në kryeqytet, ndërsa në terren mësohet se është edhe Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj.