Aktori i njohur, Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqje nga posti si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Kujtojmë që më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.
Nuk dihen ende arsyet pse e kanë shtyrë aktorin drejt dorëheqjes.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.