Një 40-vjeçar ukrainas ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sazan.
Uniformat blu njoftojnë se turisti nga Ukraina ka ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardiak.
Mësohet se ai ndodhej me familjen në Sazan për guidë turistike.
“Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike”, njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al