Eduart Ndocaj ripërsërit thirrjen që të merren masa ndaj personave që e kërcënuan me jetë vetëm sepse denoncoi problemet e Lezhës.
Ndocaj rithekson se është kërcënuar nga njerëz të Partisë Socialiste dhe jo të panjohur.
“Mendoj se duke ngritur problemet jam kërcënuar nga individë të Partisë Socialiste. Një deputet i parlamentit kërcënohet me jetë nga njerëz të Partisë Socialiste dhe jo nga individë të rënë nga qielli. Të merren masa për këta njerëz që më kanë kërcënuar”.//a.h