Deputeti socialist Eduart Ndocaj duket se i ka shpallur luftë të hapur Kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Përmes një postimi në facebook, teksa cilëson reformën në drejtësi një sukses të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, bën thirrje për largim të Ilir Metës nga koalicioni.
Sipas tij, Ilir Meta nuk e ka dashur asnjëherë reformën në Drejtësi.
“Shqiptarët duhet të dini se Meta e LSI nuk e ka dashur reformën në drejtësi dhe nuk ka si ta dojë, sepse sipas zërat zbatimi i saj do të vazhdojë pikërisht me të. LSI dhe disa të tjerë e kanë kundërshtuar reformën pikërisht në pjesën, ku ndërkombëtarët duhet të kenë edhe të drejtë vendimmarrje e kjo ka të bëj me Këshillin e Gjyqësorit dhe të Këshillin e Prokurorisë”-shkruan Ndocaj.