Policia italiane ka hapur një hetim në gjendje të lirë ndaj një biznesmeni shqiptar, pasi është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij.
Përveç kësaj, siç raportojnë mediat italiane, shqiptari ka qenë i pa pajisur me patentë.
46-vjeçari shqiptar, një sipërmarrës ndërtimi, është pikasur nga policia duke lëvizur gjatë natës me shpejtësi të madhe me një makinë tip “Porsche Cayenne” në qendër të Kuneos.
Pasi është ndaluar nga policia, atij iu bë testi i alkoolit, ku rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Efektivët e policisë i sekuestruan makinën 46-vjeçarit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.