Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndikimi i ndryshimeve demografike tek zgjedhjet në Arizona

2024/10/22 at 6:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndikimi i ndryshimeve demografike tek zgjedhjet në Arizona

Banorë me të drejtë vote të 50 shteteve do të votojnë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara. Por rezultatet në shtatë shtete të pavendosura ka të ngjarë të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.


Shteti jugperëndimor i Arizonës tradicionalisht ka favorizuar kandidatët republikanë, por demokrati Joe Biden e fitoi këtë shtet në vitin 2020. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar, për votat elektorale të këtij shteti po bëhet një fushatë intensive edhe këtë vit.

Arizona, një shtet me mbi 7 milionë banorë, historikisht ka anuar nga republikanët. Gjatë 76 viteve të fundit, vetëm tre kandidatë demokratë për president kanë fituar në këtë shtet jugperëndimor. Joe Biden arriti një fitore të ngushtë në 2020 dhe këtë vit zgjedhor, gara është përsëri e ngushtë.

“Mendoj se kjo nënvizon disi natyrën e pavarur të Arizonës. Ne nuk e identifikojmë veten me një parti, por kemi edhe një mbështetje për libertarianët”, thotë Thom Reilly nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Libertarianët besojnë se liria është vlera më e rëndësishme politike dhe ajo mund të arrihet duke kufizuar pushtetin e qeverisë.

“Parashikimi i votës së tyre është shumë sfidues, sepse mënyra se si ata votojnë në një zgjedhje nuk është domosdoshmërisht tregues i qartë se si do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ata njihen për ndarje të votës së tyre. Pra, ata votojnë ndryshe”, thotë eksperti Reilly.

Elektorati në Arizona po ndryshon, përfshirë një popullsi hispanike në rritje, që po i bashkohet grupit të banorëve me të drejtë vote.

“Në këto zgjedhje, votuesit nën moshën 30 vjeç, tani po pasqyrojnë në përgjithësi popullsinë e Arizonës, dhe kjo po ndodh për herë të parë. Ka padyshim një prirje mes votuesve më të moshuar latinë, ndoshta, për të mos qenë kryesisht demokratë. Votuesit më të rinj priren të jenë demokratë”, thotë Thom Reilly nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Ndryshimi tjetër i madh në modelet e votimit është numri i madh i njerëzve, veçanërisht nga Kalifornia, të cilët po lëvizin në Arizona.

“Ata kanë prirje të jenë më shumë demokratë apo liberalë dhe kjo ka depërtuar në disa nga zonat tona më të mëdha metropolitane”, thotë eksperti Thom Reilly.

Në qarkun e Marikopës, i cili përfshin edhe kryeqytetin e shtetit, Feniksin, jeton më shumë se gjysma e popullsisë së Arizonës. Kushdo që fiton në Marikopa zakonisht fiton shtetin.

“Tani kemi një proces të mbizotërimit të qyteteve të mëdha në politikën e nivelit shtetëor”, thotë Ken Miller nga Universiteti i Las Vegasit.

Eksperti Thom Reilly thotë se çështjet me përparësi më të madhe për banorët e Arizonës janë ekonomia, të drejtat riprodhuese dhe imigracioni. Për dy nga këto çështje do të votohet në zgjedhjet e nëntorit, duke përfshirë Nismën 139, e cila do ta përfshinte në kushtetutën e shtetit të drejtën e abortit dhe mund të rrisë pjesëmarrjen në votime.

“Kjo mund të ketë një ndikim mjaft të rëndësishëm. Në shtetet ku është votuar për të drejtën e abortit, ka patur një rritje të pjesëmarrjes në votime”, thotë Jennifer Piatt nga Universiteti Shtetëror i Arizonës.

Nisma 314 do ta bënte kalimin ilegal të kufirit mes Arizonës dhe Meksikës një krim shtetëror, një gjë që tashmë është krim federal. Njëra çështje mund të rrisë pjesëmarrjen e votuesve më liberalë në zgjedhje, ndërsa tjetra mund të rrisë entuziazmin mes votuesve më konservatorë.

“Ne mund të kemi raste kur votuesit do të votojnë për nismën e abortit, por ata mund mos jenë të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar çështja e emigracionit dhe kufirit dhe mund të votojnë për një kandidat tjetër për këto çështje. Mund të ndodhë edhe e kundërta, mund të kemi raste kur një votues mbështet nismën për emigracionin, por voton për një kandidat që mbështet abortin. Pra, vota e një votuesi të tillë quhet e ndarë”, thotë Thom Reilly nga Universiteti Shtetëro i Arizonës.

Kjo do të thotë se disa banorë të Arizonës mund të votojnë për të mbrojtur të drejtat e abortit, pastaj të ndahen në votën për ish-presidentin Donald Trump apo për nënpresidenten Kamala Harris./VOA

 



Ju sugjerojmë

Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir

16 Korrik, 2025 8:25 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

16 Korrik, 2025 7:59 pm
Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313
Aktualitet

Kontrolle blic në paraburgimet 302 dhe 313

16 Korrik, 2025 7:55 pm
Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta
Politikë

Vendimi i qeverisë/ Ish-zyrtarët mund të mbrohen nga Garda, nëse u rrezikohet jeta

16 Korrik, 2025 7:27 pm
Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!
Kryesore

Përplasja për mandatin, Shabani i përgjigjet Lapajt: Mandati s’ka qenë kurrë i joti!

16 Korrik, 2025 7:15 pm
Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri
Bota

Qeveria siriane dhe udhëheqësit e pakicës druzi shpallin armëpushim të ri

16 Korrik, 2025 6:59 pm
Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
Kryesore

Kosovë/ Kërcënohet sërish presidentja Osmani: Do të vras ty dhe familjen tënde!

16 Korrik, 2025 6:35 pm
Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret
Aktualitet

Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret

16 Korrik, 2025 6:14 pm
Para
Gjermania synon të bëhet lidere në Evropë për inteligjencë artificiale

Gjermania synon të bëhet lidere në Evropë për inteligjencë artificiale

Polonia do ta mbyllë konsullatën ruse në Poznan

Polonia do ta mbyllë konsullatën ruse në Poznan

Gjermania përuron bazën e re detare të NATO

Gjermania përuron bazën e re detare të NATO
















TE FUNDIT

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
16 Korrik, 2025

Komisioni Evropian e ka propozuar të mërkurën një buxhet prej 2 trilionë eurosh për Bashkimin Evropian për periudhën 2028–2034, duke...

Lexo më shumë

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
16 Korrik, 2025

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë....

Lexo më shumë

Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir

Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
16 Korrik, 2025

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë pasditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas  njoftimit të policisë i...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
16 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije situatën e zjarreve në vendin tonë për ditën e sotme. Sipas njoftimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com