Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndihmësi i De Biasit: Po të vinte më herët, Behrami tani ….

2016/07/12 at 9:11 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndihmësi i De Biasit: Po të vinte më herët, Behrami tani ….

“Vëmendja më e madhe gjatë ditës së djeshme ka qenë e përqendruar te dueli GR7­ CR7 mes Grizman dhe Ronaldos, ndërkohë që në Europian ka pasur edhe të tjerë personazhe që për vende të ndryshme kanë pasur rëndësinë e tyre.


Sidomos kur bëhet fjalë për një Kombëtare debutuese si Shqipëria, ku çdo pjesëtar i stafit ka pasur punë të madhe për të bërë me futbollistët. Aq më tepër kur vjen puna te përgatitjet atletike, për të cilat 52­ vjeçari Alberto Bele tregon gjithçka”, është nisja e shkrimit të “QDPnews.it”, e cila ka intervistuar bashkëpunëtorin e trajnerit të Kombëtares.

Alberto, si shkoi në Francë?

Mirë, kemi nderuar futbollin shqiptar. Sigurisht që dëshira është të bësh sa më shumë, megjithatë kemi dhënë kënaqësi të mjaftueshme për tifozët tanë: gjatë këtyre dy viteve, për pak ia dolëm edhe në Botëror, ndërkohë që u kualifikuam dhe u paraqitëm denjësisht për herë të parë në Europian. Në tortën e meritave, cila pjesë është e De Biazit për të gjithë këtë arritje?

Merita e madhe është e tij. Ai ishte i pari që besoi në këtë Kombëtare se mund të arrinim diçka. Në fushë ka treguar gjithashtu vlera, me zgjedhjet inovative që ka bërë, duke përfshirë në formacion lojtarë që askush nuk i shihte të aftë për diçka të tillë. Jo vetëm kaq, ” por ka bërë një punë të shkëlqyer në “skauting” (zbulimin e talenteve dhe futbollistëve). Nëse do të kishim ardhur në Shqipëri përpara 2011­ës, besoj që shumë lojtarë që aktualisht luajnë për Kombëtare të tjera, tashmë do të ishin pjesë e jona.

Për shembull Valon Behrami. Si keni nisur të bëni përgatitësin atletik?

E kam nisur rreth 20 vite më parë në “Pieve di Solio” dhe kam qenë mes atyre që kanë hapur shkollën e futbollit “Kareni”. Më pas kam kaluar te “Pievinja”, “Giorgione di Castelfranco” duke vazhduar më pas te disa skuadra profesioniste e deri te Kombëtarja shqiptare.

Si jeni njohur me De Biazin?

Me anë të menaxherit të përgjithshëm të Breshias, i cili i ka treguar De Biazit për mua, gjithashtu edhe mua më tregoi se kush ishte. Kemi punuar të dy te kjo skuadër dhe na shërbeu si urë lidhëse, edhe pse kemi qenë në kohë të ndryshme pjesë e saj. Në vitin 2011 kam marrë propozimin dhe i jam bashkuar De Biazit për të punuar në Tiranë.

Si është të jesh përgatitësi i një Kombëtareje, një ekipi që bashkohet vetëm pak ditë të vitit?

Më duhet që gjatë gjithë vitit të komunikoj jo vetëm me lojtarët, rreth 30, por edhe me stafet teknike të skuadrave të tyre për të ditur gjithçka gjatë gjithë kohës, për secilin. Tashmë jemi mësuar si të punojmë në pak ditë dhe sidomos duke ditur që lojtarët duhet të jenë gati për një ndeshje, ndërkohë që vijnë në mes të kampionateve. Ka edhe vështirësi të tipit që menjëherë pas Europianit, një lojtari i është dashur të pushojë vetëm dy a tri ditë, për t’u nisur drejt Azerbajxhanit për përgatitjet dhe nisjen e sezonit.

Si është puna juaj me lojtarët kur janë në grumbullim?

Nis fillimisht mbi bazën e informacioneve në lidhje me gjendjen e plotë të secilit prej tyre. Përballja direkte me secilin në fushën e lojës, vlerësimi i gjendjes së plotë fizike, gjithashtu edhe në bazë të të dhënave që japin mjetet e ndryshme matëse. Kombinimi i të gjithë këtyre bën që të krijohet vlerësimi real i gjendjes së gjithsecilit prej tyre. I lihet shumë pak rastësisë…

Si u përjetua Europiani brenda kësaj skuadre?

Ka qenë një organizim i shkëlqyer dhe një ndjesi mjaft e mirë. Po për Kombëtaret e tjera, si është niveli i stafeve teknike? Pjesa dërrmuese e skuadrave kanë stafe shumë të përgatitura. Niveli i secilit prej tyre është shumë i lartë dhe përgatitja e ndeshjes bëhet në forma thuajse perfekte, duke studiuar kundërshtarin deri në detajet më të vogla dhe në të njëjtën kohë duke përgatitur mënyrën personale të lojës për ta përballuar me sukses rivalin.



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen
Bota

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

9 Korrik, 2025 5:48 pm
Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë
Rajoni

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

9 Korrik, 2025 5:29 pm
Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
Kryesore

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

9 Korrik, 2025 5:18 pm
Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

9 Korrik, 2025 5:00 pm
Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë
Bota

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë

9 Korrik, 2025 4:51 pm
Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat
Aktualitet

Spitali më i madh në vend “Nënë Tereza” mbulohet nga plehrat

9 Korrik, 2025 4:32 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Miratimi i rezolutës nga PE/ Begaj: I jep Shqipërisë energji për procesin e…

9 Korrik, 2025 4:21 pm
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin
Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

9 Korrik, 2025 4:02 pm
Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë
Aktualitet

Komisioni Evropian publikon raportin për Shtetin e së Drejtës për Shqipërinë

9 Korrik, 2025 3:53 pm
Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…
Aktualitet

Manja: Pavarësia dhe llogaridhënia, dy shtylla të patjetërsueshme për…

9 Korrik, 2025 3:41 pm
Para
Bebe Rexha do burrë shqiptar …. A është ky Blerim Destani?!

Bebe Rexha do burrë shqiptar .... A është ky Blerim Destani?!

Rayan Gigs: Kur Ronaldo erdhi te Man. Utd kam qeshur me lot

Rayan Gigs: Kur Ronaldo erdhi te Man. Utd kam qeshur me lot

Rike Roçi: Ja e vërteta e lidhjes sime me Elseid Hysaj….

Rikja i sheh hajrin futbollit, shikoni ku e ftojnë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen
9 Korrik, 2025

Policia franceze ka bastisur gjatë fundjavës që lamë pas selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris, si pjesë e një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë
9 Korrik, 2025

Peticioni kundër ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër - për të cilat gur themeli u vendos në fillim të...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
9 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë rrëzoi ditën e djeshme rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia....

Lexo më shumë

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari
9 Korrik, 2025

Një 38-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com