Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ndiej rrezik, mblidhen me qindra zagarë”/Qytetari: Të droguar e të pastrehë pushtojnë pallatin e rrezikshëm nga tërmeti 

2023/12/26 at 9:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ndiej rrezik, mblidhen me qindra zagarë”/Qytetari: Të droguar e të pastrehë pushtojnë pallatin e rrezikshëm nga tërmeti 

Jemi në zonën e Misto Mames, tek pallatet Cabej, për problematikën e qytetarit Astrit Maçi, i cili është bashkëpronar në një ndërtesë 4-katëshe, e ndërtuar prej vitesh dhe e certifikuar. 


Qytetari shpjegon, se vlera e shtëpisë ka shkuar 400 mijë euro dhe u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, në shkallën e dëmtimit Ds5, që do të thotë rrezikshmëri e lartë. 

Astriti bëri të gjitha procedurat dhe iu drejtua Njësisë Administrative nr 6, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe IKMT-së për prishjen e objektit. Gjithashtu, mori dhe lejen e ndërtimit dhe do të merrte vlerën 80 milionë lekë të vjetra për rindërtim. 

Edhe pse ka kërkuar prishjen, ende nuk ka gjetur zgjidhje, pasi i kanë thënë, se duhet ta prishë vetë. Firmat ndërtuese nuk ia kanë marrë përsipër, pasi është ndërtese ngjitur me banesa të tjera. 

Astrit Maçi: Atëherë, unë quhem Astrit Maçi. Jam një nga bashkëpronarët e ndërtesës. Në 2019-n tërmeti e dëmtoi dhe inxhinierët që erdhën, që bënë verifikimin e nxorën Ds5. 

Gazetarja: Ju këtë ndërtesë, e keni me certifikatë? 

Astrit Maçi: E kemi me certifikatë dhe të legalizuar. Kjo doli objekt i rrezikshmërisë së lartë. I bëmë të gjitha procedurat që duhet të bënim, arritëm të marrim edhe lejen e ndërtimit. Iu drejtuam IMT-së, sepse ne nuk e prishim dot, IMT-ja na tha: “Nuk e prishim as ne dot”. Shkuam në njësinë numër 6, kemi të gjitha shkresat, të gjitha provat që jemi ankuar, kemi bërë përpjekje. Arritëm të kontaktojmë edhe disa sepse na thanë: “Okej, duhet ta prishni ju privatisht”. Kontaktuam firma private se ka marrë përsipër askush. 4 vjet, nuk e ka marrë përsipër askush për ta prishur. Njësia numër 6 na drejtoi tek IMT-ja. IMT-ja na drejton tek Emergjencat Civile. Emergjencat Civile thotë: “Nuk është punë e jona”. Pastaj Instituti i Ndërtimit të Tiranës na thotë: “Që ne nuk kemi mjete, duhet t’i drejtoheni IMT-së”. Kjo është një lojë që po bëjnë një sorollatje e pafund dhe mbi të gjitha, ky objekt është i rrezikshëm. Nuk është e lehtë për mua të them që të prishet ky objekt, që më ka marrë një jetë punë, por që të shpëtojmë jetë njerëzish, që mos të bëjë ndonjë të pa bërë thonë që të prishet. 

Gazetarja: Ndërkohë sa thuhet që do të jetë vlera që ju do të merrni për rindërtimin e kësaj ndërtese? 

Astrit Maçi: Tek 80 milionë lekë të vjetra. Prandaj pas 4 vjetëve u detyrova t’i drejtohem emisionit “Stop”, që të më mbarojë këtë punë. 

Sot në ndërtesën e braktisur flenë të pastrehë, ose shkojnë për të bërë doza droge përdoruesit e lëndëve narkotike. Atje ka shiringa të shpërndara, mbetje ushqimore, duke e kthyer ndërtesën në vatër infeksioni. 

Edhe banorët e lagjes thonë, se ndërtesa në fjalë, përbën shqetësim për gjithë komunitetin, që banon aty rrotull. 

Gazetarja: Ju banoni? 

Qytetarja: Po ja këtu tek pallati përballë. 

Gazetarja: A ju shqetëson? 

Qytetarja: Shumë! Shumë sepse vjen erë e keqe. Sidomos kur është diell, gjithë ajo erë e keqe s’hapim dot dritaret. 

Gazetarja: Mendoni se është një rrezik, kjo banesë për ju? 

Qytetarja: Po, është shumë, jo një çikë. 

Gazetarja: Keni parë njerëz të hynë këtu? 

Qytetarja: Këtu edhe flenë, jo të hynë por edhe flenë njerëzit natën. Kështu që, ishalla bëhet ndonjë derman se këtu nuk rrihet. 

Gazetarja: Ju pashë që dolët nga hyrja përballë kësaj ndërtese 4-katëshe, sa ju shqetëson ndotja në këtë ndërtesë? 

Qytetari: Shumë, jo vetëm nga ndotja, por këtu bëhet edhe problem, domethënë, narkotike. Kosh plehrash është bërë, shikoje vetë. Këtu është problem se familjarët tanë nuk dalin dot. As gruaja, as goca, as çuni. Jo vetëm ata, po edhe unë ndiej rrezik. Mblidhen me qindra zagarë këtu. /tvklan.al 

 



Ju sugjerojmë

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë
Rajoni

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

26 Qershor, 2025 8:29 pm
Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish
Sport

Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

26 Qershor, 2025 8:02 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

26 Qershor, 2025 7:40 pm
Putin del nga Rusia, ja shteti ku ndodhet për vizitë pune
Bota

Putin del nga Rusia, ja shteti ku ndodhet për vizitë pune

26 Qershor, 2025 7:31 pm
Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi
Sport

Mbappe ngre padi kundër PSG për ngacmim moral dhe tentativë shantazhi

26 Qershor, 2025 7:14 pm
OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
Bota

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

26 Qershor, 2025 6:59 pm
Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
Aktualitet

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

26 Qershor, 2025 6:44 pm
Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë
Kryesore

Mungoi për 6 muaj në parlament, Rama shkon pak minuta në seancë

26 Qershor, 2025 6:38 pm
Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme
Rajoni

Energjia dhe turizmi, dy pikat e cenuara të Ballkanit nga kriza në Lindjen e Mesme

26 Qershor, 2025 6:26 pm
Para
Pse Kushtrim Kokalla postonte foto me Naim Murselin, pa Liridonën? 

Pse Kushtrim Kokalla postonte foto me Naim Murselin, pa Liridonën? 

Aksidentohet makina e Gardës, shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka 

Kërkohet përjashtimi i Gjokës, caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Berishës 

Horoskopi për sot, 27 shtator 2023

Horoskopi për sot, 27 dhjetor 2023
















TE FUNDIT

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
26 Qershor, 2025

Pasagjerët në një fluturim të Qantas Airways për në Paris kaluan më shumë se 15 orë në ajër përpara se...

Lexo më shumë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë
26 Qershor, 2025

Gjermania nuk largohet nga Kosova – të paktën jo këtë vit. Të enjten, më 26 qershor, Bundestagu në Berlin vendosi që misioni i Bundeswehr-it...

Lexo më shumë

Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish

Rikthehet dueli i madh? Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish
26 Qershor, 2025

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
26 Qershor, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët duhet që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com