Policia ka arrestuar një 38-vjeçar pasi akuzohet se ka ndezur zjarrin te Kepi i Djepzave në Klos. Mësohet se në pranga ka rënë Agim Xhiherri.
“Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia Klos, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është shkaktuar panik tek banorët dhe janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte”,-njofton policia./ Opinion.al