Përpara se t’i bashkohet përgatitjeve të Shqipërisë për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë, Berat Gjimshiti ndaloi në vendlindjen e prindërve, në Luginën e Preshevës.
Aty kapiteni kuqezi u prit nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Në hyrje, ylli i Kombëtares mori buqetë me lule nga një vajzë e veshur me kostum tradicional shqiptar.
Në takimin formal, përveç dorëzimit të pllakatës së mirënjohjes, Pajaziti kishte edhe një porosi për Gjimshitin.
Pajaziti: Me respekt të veçantë nga qytetarët e Komunës së Bujanocit, mirënjohje për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.
Gjimshiti: Shumë faleminderit.
Pajaziti: Veç një kërkesë kam, duhet të mundni Serbinë.
Gjimshiti: Me kismet.
Pajaziti: Të mundim Serbinë.
Gjimshiti: Do Zoti.
Pas kësaj vizite të shkurtër, Berat Gjimshiti do të paraqitet nën urdhërat e trajnerit Sylvinho.
Edhe pse grumbullimi nuk ka nisur zyrtarisht, një pjesë e lojtarëve kuqezi po stërviten në Durrës për të qenë gati më 7 Qershor.
Tv Klan