Kombëtarja shqiptare përballet me Ukrainën, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë e Silvinjos synojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar te vendi i parë në renditjen e Grupit B1.
Në “Air Albania”, pritet një përballje e zjarrtë, pasi të dyja kombëtaret e kanë detyrim fitoren. Shqipëria fitoi në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës me rezultatin 2-1 dhe synon një tjetër sukses, këtë herë në shtëpi dhe përpara tifozëve kuqezi.
Te Kombëtarja shqiptare shpresojnë në një barazim te ndeshja tjetër Çeki-Gjeorgji, e cila do e dërgonte Shqipërinë në vendin e parë, në rast fitoreje ndaj Ukrainës.
Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan, ndërsa janë zbuluar edhe titullarët nga dy trajnerët.
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.