Mediat italiane kanë kthyer vëmendjen ndaj Shqipërisë për sfidën e së premtes që do luhet në Palermo.
Portalet italiane po japin informacione të shumta në lidhje me skuadrën e De Biasit, por jo vetëm.
“Calcionews24” ka sjellë në vëmendje një bukuroshe shqiptare që u bë e famshme gjatë kampionatit europian.
Rike Roci është cilësuar si ndër vajzat më seksi që mbështetën djemtë tanë. Sipas mediave italiane ajo është një tip “Larissa Riquelme”, tifozja e Paraguait.
Sipas këtij portali Rike Roci ka pasur një lidhje dashurie me futbollistin e Napolit, Elseid Hysajn që në realitet nuk është konfirmuar as nuk është mohuar nga të dy palët.
Italianëve mesa duket u intereson më shumë pamja fizike e Rike Rocit./Mapo