Vetëm pak ditë nga ndeshja e Angli-Rusi në Kampionatin Europian, presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar nëndetësen “Oskol”, drejt kanalit britanik.
Sipas të përditshmes “The Sun”, një nëndetëse e armatosur me raketa dhe silurë, ka kaluar përmes ngushticës së Dover, ditën e djeshme.
Duke publikuar dhe fotot e saj, “The Sun” e konsideron dërgimin e nëndetëses, si një akt provokimi për të ndezuar pasionet patriotike përpara ndeshjes me Anglinë.
Nëndetësja u pikas në Detin e Veriut, duke lundruar krahun lindor të bregdetit të Britanisë së Madhe.
Sekretari i mbrojtjes Michael Fallon në lidhje me këtë akt ka thënë : “Kjo tregon se marina britanike është shumë vigjilente në kontrollin e ujërave ndërkombëtare dhe territoriale, që të mbajë Britainë të mbrojtur ndaj çdo rreziku.”/tvklan.al